E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimi i INSIG ne dore te francezeve

Kompania shteterore e sigurimeve INSIG del serish ne shitje pas rreth nje viti nga deshtimi i fundit per tu privatizuar.

Konfirmimi vjen zyrtarisht nga Ministria e Financave e cila ka bere shpalljen ne gazeten britanike FT duke ftuar investitoret e huaj qe te blejne 100 per qind aksionet e zoteruara nga shteti.

Tentativa e katert per te shitur INSIG ka nisur rreth dy muaj me pare ndersa ne fillim te shtatorit eshte publikuar ftesa per oferte.

Burime zyrtare nga Keshilli Mbikeqyres i kompanise qe konfirmohen me pas edhe nga Ministria e Financave deklarojne hapjen e procedurave per privatizimin dhe me zyrtarizimin e fteses per oferte po shihet mundesia e ndonje investitori strategjik por pasur asnje plan konkret.

Shpallem ftesen dhe po testojme tregun. Te shohim se cfare do te ndodhe. Deri tani nuk ka pasur ndonje interesim konkret dhe eshte heret per te folur per daten e zhvillimit te tenderit tregon per Shqip nje nga anetaret e Keshillit Mbikeqyres.

Lajmi konfirmohet edhe nga Ministria e Financave e cila deklaron se ftesa per shitjen e paketes se plote te INSIG eshte publikuar ne faqen zyrtare te internetit te kompanise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›