Dalin ne shitje tokat e shtetit
Qeveria tenton te rrise te ardhurat ne buxhet duke shitur tokat qe aktualisht zoterohen nga ndermarrje te privatizuara pronare objektesh qe kane ndertuar me leje etj. Procedurat e vendosura shoqerohen me disa kritere ku si gjithnje prioritet do te kene pronaret e truallit. Qe ne fillim te vendimit thuhet se shitja e truallit te pashitur te ndermarrjeve dhe objekteve shteterore te privatizuara nga ish-Agjencia Kombetare e Privatizimit deget e saj ne rrethe nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit te Ndermarrjeve Bujqesore me deget e saj ne rrethe nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave te behet ne perputhje me kete vendim sipas genplanit qe i bashkelidhet dosjes se privatizimit.
Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave kryen edhe shitjen e trojeve te ndermarrjeve e objekteve te tjera shteterore te privatizuara para krijimit te ketyre agjencive si dhe te truallit te ndertesave te ndertuara ne baze te lejeve te ndertimit te leshuara nga ish-komitetet pluraliste te keshillave ne periudhen e funksionimit te tyre sipas genplaneve ne kohen e leshimit te lejes se ndertimit.
Personi fizik apo juridik privat i cili do te bleje truallin e ndermarrjes ose te objekteve qe kane privatizuar me pare apo ndertuar sipas lejeve te ndertimit ne perputhje me percaktimet e ketij vendimi duhet te paraqese ne dy kopje ne Ministrine e Financave Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike dokumentet e caktuara ne VKM.
Kushti i pare lidhet me paraqitjen e kerkeses me shkrim per blerje te truallit. Pastaj vertetimin hipotekor certifikaten e pronesise te noterizuar nese ka kartelen e pasurise etj. per objektin te leshuar nga zyra vendore e regjistrimit te pasurive te paluajtshme si dhe harten treguese te pasurive te paluajtshme ne zonen perkatese nese eshte e perditesuar jo me vone se 15 pesembedhjete dite nga data e paraqitjes se kerkeses. Nevojitet edhe fotokopja e noterizuar e kontrates se shitjes se objektit apo te ndermarrjes leshuar nga ish-Agjencia Kombetare e Privatizimit ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit te Ndermarrjeve Bujqesore Ministria e Financave Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike dhe nga ndermarrjet perkatese perpara krijimit te agjencive si dhe fotokopjen e noterizuar te genplanit apo te planimetrise se objektit ne castin e privatizimit. Te interesuarit duhet te paraqesin edhe kopjen e noterizuar te lejes se ndertimit genplanin e miratuar sipas lejes se ndertimit per rastet e objekteve te ndertuara ne baze te lejeve te ndertimit te leshuara nga komitetet pluraliste te keshillave te rretheve ne periudhen e funksionimit te tyre si dhe deklaraten noteriale ne dy kopje origjinale qe verteton se nuk ka proces gjyqesor per objektin dhe truallin perkates.
Ne rastet kur konfirmohet se trualli i objekteve apo ndermarrjeve te shitura ka pronare te njohur me vendim te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave apo ka pronare shtetin Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave kryen shitjen e truallit dhe lidhjen e kontrates. Organet e qeverisjes vendore apo cdo organ tjeter shteteror me te cilet subjektet kane lidhur kontrate qiraje per truallin ne perdorim brenda 7 diteve nga data e marrjes se kerkeses nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave i percjellin kesaj drejtorie vertetimin nese subjekti kerkues ka paguar qirane e truallit.