Meta Permiresimi i Kodit Zgjedhor rruga per te arritur standardet
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta tha dje per Zerin e Amerikes se permiresimi i Kodit Zgjedhor eshte rruga me e sigurt per te garantuar standardet me te larta per zgjedhjet ne Shqiperi. Kreu i LSI-se tha se duhet nje vullnet per te ngritur standardet e zgjedhjeve dhe ka shtuar se pergjigjja per kandidatet do te vije ne kohen e duhur nga forumet e Levizjes Socialiste per Integrim. Jemi shume heret per te dhene opinione lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore. Duhen ende 8 muaj dhe do te kemi kohe per tu dhene pergjigje te gjitha pyetjeve kuptohet ne menyre kolegjiale ne forumet e LSI-se tha Meta. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes zv.kryeministri Meta komenton zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi duke theksuar se permiresimi i ligjit zgjedhor eshte rruga me e sigurt per te garantuar standardet me te larta per zgjedhjet e ardhshme dhe jo permes demagogjise dhe akuzave bajate te ketyre 20 vjeteve.
I pyetur se cfare prodhimi kane sjelle negociatat per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar Meta tha se nuk jam shume i azhornuar ne menyre te detajuar me zhvillimet me te fundit por absolutisht besoj se rezoluta e PE-se eshte shume e qarte se si duhet ecur perpara dhe shpresoj qe opozita te realizoje ne menyre te pergjegjshme pasi kuptohet qe e ardhmja europiane e vendit eshte edhe nje pergjegjesi e opozites e nuk eshte vetem e mazhorances.