E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi Figura e monarkut ka dritehije te theksuara

Opinioni Historiani i njohur Ska pse ti jepet perparesi rehabilitimit

Historiani i mirenjohur Pellumb Xhufi thekson se pas 100 vitesh nga krijimi i shtetit shqiptar nuk eshte e udhes qe ti jepet perparesi te madhe rehabilitimit te figures se Mbretit Zog i Pare i cili ka shume dritehije gjate sundimit te tij. Ne nje prononcim per Shqip pas deklaratave te Kryeministrit Berisha per rolin e Mbretit Zog te Pare ne konsolidimin e shtetit shqiptar pas pavaresise Xhufi tha se mbreterine shqiptare askush nuk e ka marre seriozisht por dhe Mbretin Zog si monark se ka marre njeri seriozisht. Madje e kane cilesuar si Mbret operetash. Une nuk mendoj se ishte monarkia ajo qe percaktoi ato zhvillime qe kane te bejne me konsolidimin e shtetit shqiptar. Ishte fryma pas Rilindjes dhe Pavaresise qe bene qe Zogu te kishte nje administrate te konsoliduar dhe ne funksion te shtetit theksoi Xhufi. Sipas tij shpallja e Zogut Mbret ne bote nuk u prit si ndonje zhvillim dhe nuk ka vlere te trajtohet sot pas 100 vjetesh dhe aq me shume nga Kryeministri Berisha qe eshte kreu i qeverise ne nje Republike Parlamentare. Por nga ana tjeter Xhufi theksoi se pas viteve te komunizmit mund te thuhet se Mbretit Zog i eshte dhene vendi qe meriton ne historine shqiptare. Pas viteve lsquo90 historiografia shqiptare ka bere hapa pozitive perpara per ta dhene figuren e Zogut me objektivitet. Nga ana tjeter Zogu ka pasur pikepyetjet dhe hijet e tij te medha per te cilat nuk ka lume qe ta laje theksoi Xhufi. Sipas tij problemet gjate kohes se Zogut kishin te benin me menyren se si erdhi dhe iku nga pushteti por keshtu mund te thuhet edhe me problemet e tij me demokracine. Zogu ka pasur shume probleme gjate sundimit te tij dhe keto kane te bejne me konfliktet qe ka pasur gjate kohes se tij me demokracine me menyren e tij te papranueshme te ardhjes ne pushtet me mbeshtetjen e bajonetave jugosllave dhe te ushtareve ruse thekson historiani i njohur duke theksuar se edhe ikja e tij ishte e palavdishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›