E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Krimeve të Rënda, burg pa afat Ilir Kumbaros



Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën burg pa afat për Ilir Kumbaron. Vendimi është dhënë për rrezikshmërinë e akuzës ndaj Kumbaros. Ilir Kumbaro është një prej të akuzuarve kryesorë për rrëmbimin dhe torturën me pasojë zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në vitin 1995.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi masë të re sigurie dhe rikthimin në burg të Ilir Kumbaros.
Ndërkohë që avokatja e Ilir Kumabros më herët kërkoi ndryshim të masës ndaj tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›