E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosch: Qeveria të reagojë për dosjet

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch, duke iu bashkuar shqetësimit të Bashkimit Evropian për ligjin e dosjeve, i bëri thirrje qeverisë shqiptare të reflektojë mbi çështjet e ngritura nga Bashkimi Evropian."Do t'i bëja thirrje qeverisë shqiptare të reflektojë seriozisht mbi komentet e bëra në deklaratën e Bashkimit Evropian. Unë e kam thënë edhe më parë se ndonëse nuk jam kundër në parim për një ligj për pastrimin e figurave, një ligj i tillë duhet të bazohet tek shteti ligjor, respektimi i pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë këtu edhe Gjykatën Kushtetuese", tha Bosch në një intervistë për VOA. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri theksoi se ligji i dosjeve duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe në respektim të plotë të standarteve ndërkombëtare.Ambasadori Bosch shpreh më tej gadishmërinë e OSBE-së për të ndihmuar autoritetet shqiptare me aspektetet teknike për këtë çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›