E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI Korçë: Qeveria të marrë masa, për situatën e rënduar në qark

>Sekretari politik i qarkut Korçë, Mishel Papakozma ka denoncuar dje nëpërmjet një konferencë për shtyp situatën e rënduar  nga reshjet e shumta në qarkun e qytetit të Korçës. Situata në rrethin e Korçës gjate javës së fundit  është rënduar në mënyrë të jashtëzakonshme duke marrë përmasa kritike nga reshjet e shumta të ditëve të fundit,- u shpreh Papakozma. Sipas tij, këto ditë e sidomos sot qindra e qindra hektarë tokë dhe të mbjellash në zonën e Maliqit e Devollit  janë përmbytur nga dalja e lumit Devoll. Papakozma deklaroi se LSI i kërkon qeverisë dhe kryeministrit Berisha, deputeteve të Korçës, pushtetit lokal që të vlerësojnë seriozisht situatën tepër të rëndë, sepse koha nuk prêt dhe dëmet po bëhen gjithnjë e më të mëdha. Prefektja e Korçës, theksoi ai, të mbledhë menjëherë shtabin e emergjencës dhe të fillojë me evaluimin e dëmit për të bërë gati dëmshpërblimin e të gjithë banorëve si dhe të fillohet urgjentisht nga puna për të hartuar një plan për ribonifikimin e zonës. Kanali i Ujërave që nga ura e Maliqit dhe Maliq fshat duhet të thellohet urgjentisht e sa më shpejt për të penguar rëndimin e kësaj situate,- u shpreh Papakozma. Gjithashtu, ai theksoi se Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë me forca dhe mjete në mënyrë të përqendruar për ndryshimin e situatës dhe tu vijojë në ndihmë menjëherë banorëve të zonës me ndihma edhe financiare në këtë situatë kaq të rëndë dhe të jashtëzakonshme si dhe të informojnë opinionin publik për masat e marra.Ai vijoi se kjo situatë nuk mund të vazhdojë të lihet në dorë të fatit si deri më sot duke pritur që natyra të bëjë të sajën dhe të zgjidhet vetvetiu ashtu siç ndodhte shekuj më parë. Ky është një hap I madh mbrapa për Korçën dhe korçarët, hap që në si LSI nuk do ta tolerojmë dhe I ftojmë të gjithë korçarët që të reflektojnë në këto momente të vështira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›