E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: PD e LSI, rrëzuan buxhetin pa u interesuar për qytetarët

Nën kryetari i Bashkisë së Tiranës , Eduard Shalsi fajëson kreun e qeverisë Sali Berishën dhe liderin e LSI-së Ilir Meten për shembjen e tokës në një lagje në rrugën e "Elbasanit" në kryeqytet . Shalsi thekson se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim , kanë rrëzuar buxhetin e Tiranës , i cili do të zgjidhte shumë probleme të qytetarëve , por sipas tij PD-ja dhe LSI , nuk marrin parasysh interesat e komunitetit .
Nënkryetari i bashkisë , bisedoi dhe me banorët e kësaj lagjeje të cilët kishin filluar punën për të lehtësuar këtë problem, i cili sipas tyre paraqet rrezikshmëri për kalimtarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›