E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: BE të monitorojë zbatimin e ligjit të dosjeve

Do të zbatojmë korrektësisht ligjin e lustracionit.Ky është premtimi që ka dhënë zëvendëskryeministri Genc Pollo në një takim me Trojkën Europiane. "Qeveria do të garantojë një zbatim korrekt e ta paanshëm të ligjiit të dosjeve, çdo person i prekur nga zbatimi i këtij ligji ka mundësinë e ankimimit në të tre shkallët e gjyqësorit dhe vetëm pas shprehjes së gjyqësorit këto vendime marrin formë të prerë", u shpreh Pollo. Genc Pollo kërkoi edhe monitorim të zbatimit të ligjit të dosjeve nga nga ana e BE-së.Në takim me ambasadoren e Ҫekisë Marketa Fialkova, të ngarkuarën me punë të Suedise Elisabet Stam dhe shefin e delegacionit të Komisionit Europian Helmut Lohan Pollo theksoi se pjesëmarrja e opozitës në autoritetin e kontrollit të figurës do të sillte më shumë besueshmëri. "Është e mirëpritur pjesmarrja e përfaqësuesve të opozitës në autoritetin e kontrollit të figurës, përbërë nga pesë anëtarë, nga të cilët opozita përcakton tre të tillë. Kjo përfshirje që është jo vetëm detyrë ligjore por dhe përgjegjësi publike kontribuon në besueshmërinë e procesit", vijoi zëvedëskryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›