Bosh: Kompromisi, e vetmja zgjidhje
Rozeta Rapushi
Zhgenjim e quajti dje ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Robert Bosh, seancen plenare te 19 marsit, ku pozita dhe opozita nuk arriten te zgjidhin ngercin politik ne vend. Teper kritik dhe i zhgenjyer nga sjellja e politikes shqiptare, diplomati tha se Parlamenti eshte vendi ku negociohet dhe jo debatohet pa fund. "Ashtu sic mund ta imagjinoni, jam jashtezakonisht i zhgenjyer. Ju e dini qe javen e shkuar, u bera thirrje te dy paleve per te arritur nje kompromis. Dhe kompromis do te thote qe ta degjonin njerit-tjetrin. Parlamenti eshte vendi ku negociohet nje kompromis dhe ajo qe pame, ishte se te dyja palet perseriten kendveshtrimet e tyre pa mbarim, pa fund",-tha Bosh. Madje sipas tij, seanca plenare e javes se kaluar, nuk pati ne fakt debat, por vetem deklarime dhe kjo theksoi ambasadori ishte ajo qe nderkombetaret nuk donin te ndodhte. Bosh nuk u kursye aspak, duke thene se seanca plenare per nismat e PS-se per hapjen e kutive te votimit, ishte gjeja me negative qe mund te mendohet. "Pra kjo nuk qe aspak e dobishme, shpresoj qe kjo te mos jete fundi i tere ceshtjes, ashtu sic thashe edhe javen e kaluar, kompromis do te thote qe te dy palet te leshojne dicka nga vetja, te bejne leshime. Asnjehere nuk arrin plotesisht ate qe do te dhe tani cdokush rifillon me pikat e veta dhe kjo sigurisht nuk eshte e pranueshme dhe ne na duhet te vazhdojme te vazhdojme, me shpresen qe dyert nuk jane krejtesisht te mbyllura, por sigurisht qe nuk eshte aspak pozitive ajo qe ndodhi javen e shkuar", kritikoi ambasadori i OSBE-se, politiken shqiptare. Sipas tij, ne keto kushte, politika duhet ta gjeje patjeter nje zgjidhje. "Situata politike, mund te zgjidhjet me cfaredo menyre, nuk kam asnje ide per kete, te dyja palet duhet te gjejne nje rrugezgjidhje, nuk po them cfare zgjidhjeje duhet te jete, por sigurisht nuk duhet qe njera pale nuk heq dore nga e saja dhe tjetra po ashtu, kompromisi eshte qe te ecet se bashku dhe kjo eshte e sigurt qe nuk ndodhi javen e shkuar. Ishte shume negative, shume zhgenjyese dhe shpresoj qe ky te mos jete fundi. Sikurse thashe te enjten, besoj qe ky nuk do te jete fundi sepse ka vetem nje rrugezgjidhje dhe ky eshte kompromisi", theksoi Bosh. Ambasadori nuk vleresoi as ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per transparencen e zgjedhjeve, nga mazhoranca. Sipas tij, komisioni i hetimit duhet te kishte mbeshtetjen e te dy paleve politike. "Nese behet fjale per nje kompromis, te dyja palet duhet te jene dakord. Nese vetem njera pale eshte dakord, atehere kjo nuk eshte shume e dobishme. Te dyja palet duhet te bien dakord me ate qe do te behet. Nese vetem njera pale eshte dakord, kjo eshte de facto sikur te mos kesh asgje", vijoi diplomati. Duke theksuar se ai nuk perfaqeson BE-ne, Bosh rikujtoi se gjithashtu nga perfaqesuesit e BE-se, u tha se nje zgjidhje duhet gjetur dhe per sa kohe askush nuk leviz nga qendrimi i tij, zgjidhja nuk ka per t'u gjendur.
Kritika
Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosch, shprehu dje zhgenjimin per deshtimin e seances plenare te 19 marsit, per te nxjerre vendin nga kriza politike. Ai i beri apel partive politike, te gjejne ne menyre te menjehershme nje zgjidhje, duke toleruar gjithsecili nga pak.