Zyrtare: 15 qytetarë nga Kosova zhduken ne lumin Tisa
PRISHTINE-15 qytetarë nga Kosova janë regjistruar si të zhdukur në lumin Tisa që ndan Serbinë me Hungarinë. Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga gazetat dhe agjencitë e shumta, ndërsa së fundmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës.
Lajmi është mbështetur në informacionet e qytetarit fillimisht te quajtur Agron Rama nga Kosova e me pas Blerim, i cili është arrestuar nga policia hungarez e dhe dyshohet për trafik të paligjshëm klandestin.
Rama, i arrestuar, ka deklaruar të ketë qenë në barkë së bashku edhe me 18 apo 19 persona tjerë, kur ajo ka filluar të fundoset. Rama ka rrëfyer se ka arritur t’i shpëtojë dy fëmijët e tij, por jo edhe bashkëshorten.
Mediat referuar burimeve te rezervuara zyrtare bejne te ditur se grupi me klandestine dyshohet te kete lundruar ne datat 14 dhe 16 Tetor pergjate lumit Tisa mes qytetit Segedin dhe Subotica. Permbysja e barkes ka ndodhur 10 metra larg bregut te lumit ne krahun e shtetit hungarez. Nuk dihet nese personat qe kane qene ne barke, jane mbytur, kane dale ne breg dhe jane larguar. Mediat fillimisht iu referuan vetem pohimeve te Rames qe pranon se ne barke kane qe rreth 19 persona.
Zyrtare
Këshilltarja për media e ministrit Hyseni, Albana Beqiri, ka konfirmuar se kanë pak informacion rreth ngjarjes. “Besojmë se kemi të bëjmë me viktima ndaj ambasadori jonë i Vjenës, Sabri Kiçmari është nisur në dejtim të Hungarisë”.
Ministria e Jashtme e Kosovës është vënë në kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Jashtme të Hungarisë në lidhje me këtë rast.
Këshilltarja për media e ministrit Hyseni, ben te ditur se u eshte bërë thirrje qytetarëve që kanë informacione rreth këtij rasti të paraqiten në Ministri të Punëve të Jashtme, në mënyrë që të mund të identifikohen personat që dyshohet të jenë pjesë e kësaj tragjedie.
Të dhënat e para nga një media hungareze
Dëshmi tronditëse vijnë rreth barkës me emigrantë të paligjshëm kosovarë që dyshohet se është mbytur në lumin Tisa mes Serbisë dhe Hungarisë. Sipas medias Teneyek, "familja kosovare me 6 anëtarë ishte nisur ilegalisht me anijen “Felborultak” për të kaluar Serbinë drejt Hungarisë dhe më pas për të mbërritur në Francë. Babai, Agron Rama ka shpëtuar 5 femijet e tij. Nga lajmet hungareze mësohet se 3 vajzat janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë 2 djemtë e tij janë në koma". Me pas flitet se babai ka vetem dy femije dhe se nuk mundi te shpetoje gruan e tij Ermira Jaha. E ne fakt ne video tregohen vetem dy femije me fytyra te mbuluara. Media hungareze e ka postuar videon në datën 16 tetor të këtij viti, pra 6 ditë pas tragjedisë. Policia hungareze tregohet skeptike ndaj ngjarjes.
Ndërkaq sipas medivae kosovare lajmi percillet ndryshe. Sipas burimeve të gazetës "Zërit", tre nga të mbijetuarit janë një burrë dhe dy fëmijë, si dhe është gjetur trupi i një gruaje pa shenja jete, por ende nuk është identifikuar. Po ashtu gazeta pohon se Ministria e Jashtme e Hungarisë e ka lajmëruar Ambasadën e Kosovës në Berlin, e cila më pastaj ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës në lidhje me këtë dyshim.
Ndërkaq "Zëri" ka kontaktuar me dy familjarë të personave që dyshohet të jenë pjesë e kësaj tragjedie. Njëri prej tyre ka rrëfyer për familjarët e saj, të cilët janë nisur për emigracion.
"Motra është nisur para një jave në ora 05:00 të mëngjesit. Janë nisur nga Prishtina deri në Suboticë. Kur e kanë kaluar kufirin me një barkë të vogël, ajo ka qenë vetë e 18- ta. Barka është rrotulluar, sic ka thënë dhëndri, 10 metra pa dalë në breg", ka treguar ajo. Sipas saj, përveç dhëndrit, B.R., me dy fëmijët e vet, trevjeçar dhe dyvjeçar, nuk nëse ka dalë tjetërkush nga uji”. Lajmi citohet gjithashtu nga RTK, B92 e agjenci te shumta rajonale, pervec atyre hungareze. Agjencitë e lajmeve nga Hungaria deri tani as nuk kanë mundur të pohojnë e as ta mohojnë lajmin.
Policia
Ndërkohë zyrtarë të policisë së Kosovës thonë se nuk kanë informata zyrtare rreth këtij rasti. Ndërkohë EULX dhe policia e Kosovës po punojnë për të konfirmuar zyrtarisht informafionin. Policia bën të ditur se ka informacionin e vetem se një shtetas kosovar është arrestuar në Hungari, por jo se ka qene ne nje barke qe mund te jete permbysur me persona mbi te.
(d.b/BalkanWeb)