E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, pranga 3 punonjësve të policisë

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme arrestoi tre punonjës të policisë në Komisariatin e Vlorës për penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Në pranga kanë rënë Musa Hysen Nushi, çobo Nuro Sakaj dhe Muhamet Hatem Sulejmani, të tre inspektorë në trupën e shërbimit në pikën e bllokimit të automjeteve.

Ata akuzohen se gjatq kohës që kanë qenë me shërbim, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur pjesë këmbimi të automjeteve të bllokuara nga policia, duke ua shitur ato personave të tretë.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes.

Em/Ma

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›