E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazh ne Ballkan, kush i fiton zgjedhjet presidenciale amerikane!

Nje sondazh i kryer nga ‘The Economist’ arrin ne perfundimin se ne Ballkan, greket e serbet preferojne qe zgjedhjet presidenciale ne SHBA t’i fitoje kandidati demokrat Barak Obama. Ndërsa maqedonasit duan që të fitojë Xhon Mekein. Qëndrimet e ballkanasve varen nga politikat e dy kandidateve amerikane per Kosoven dhe emrin e Maqedonisë 

LONDER-Ballkanasit kanë qëndrime të ndryshme lidhur me kandidatin që duhet të fitojë më 4 nëntor presidencën amerikane. Një sondazh i kryer nga “The Economist” thuhet se greket në vecanti mbështesin Barak Obamën, ndërsa maqedonasit preferojne Xhon Mekeinin. Në Greqi mbështetja për Obamën është aq e madhe sa nga të pyeturit, rreth 91 % e grekeve kanë votuar pro kandidatit demokrat. Ne fakt qëndrimet e ballkanasve sipas “The Economist” lidhen konkretisht me programet që janë shfaqur ne fushatën presidenciale të secilit kadidat për ballkanin. Në fakt ka mjaft tendenca në Ballkan që Mekein të lidhet me Moskën, kështu kanë shkruar disa të përditshme serbe. Edhe banorët e shtetit të vogël të pavarur malazez janë pro Mekeinit. Ka zëra madje se Mekein dhe menaxheri i fushatës së tij Rik Devis kane dhene miliona dollare per te ndihmuar pavaresine e Malit te Zi më 2006. Serbët nuk kanë asnjë problem me Obamën, por me kandidatin e tij për nënpresident Xho Bajden që ka qenë mbështetës i madh i shqiptarëve. Por nga ana tjeter mediat serbe kane theksuar faktin se Lidhjes shqiptaro a erikane e formuar nga zho dioguardi ne SHBA ka mbledhur 1 milionë dollarë për fushatën e Mekeinit. Ndaj serbet perfundimisht zgjedhin Obamen, pasi sipas tyre Mekein ashtu si dhe Bajden kane votur pro nderhyrjes se NATO-s ne Kosove. Edhe pse se fundi Obama eshte shprehur se mbeshtet pavaresine e Kosoves. Dy kandidatët gjithashtu duket se kanë preferencat e tyre edhe per ceshtjen e emrit te Maqedonise. Sipas mediave, Obama është pro Greqisë dhe Xhon Mekein pro Maqedonisë. Shqiperia dhe Kosova nuk eshte permendur ne kete sondazh, por citohet deklarata e fundit e Obames ne shtator 2008 per gazeten shqiptaro-amerikane Iliria, ku ai thote se do te ndihmoje Kosoven per nje ekonimi te forte dhe per te cur drejt demokracise se forte.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›