E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boshkovski shpall kandidaturën për president

Shkup - I akuzuari nga Haga për krime lufte për vrasjen e civilëve shqiptarë në fshatin Luboten të Shkupit në mars të vitit 2001 gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni, Lube Boshkovski ka shpallur kandidaturën e tij për president në zgjedhjet e 22 marsit. Duket se ish Ministri i Brendshëm, një person kjo i pëlqyer nga popullsia shqiptare në Maqedoni, ka pritur menjëherë caktimin e datës së zgjedhjeve për të konfirmuar edhe kandidaturën e tij. “Më lejoni t`i përgjigjem kërkesës së popullit të Maqedonisë dhe pyetjes që më ishte parashtruar më shpesh, se unë do të kandidohem për president”, ka deklaruar për mediat Boshkovski.

Ndërkohë, ai ka prezantuar edhe shkrimtarin e njohur maqedonas, Bratisllav Tashkovski si përgjegjës të fushatës së tij elektorale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›