E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia jep 1 milion euro për kapjen e Radko Mlladiç

Beograd -Edhe pse ka kaluar më shumë se një dekadë që nga luftërat e fundit në Ballkan, ish-shefi i policisë serbe në Bosnje, Radko Mlladiç vijon të jetë ende i lirë. Për këtë arsye, përballë presionit të Perëndimit, autoritet e Beogradit kanë bërë të ditur se për kapjen e gjeneralit do të jepet një shpërblim prej 1 milionë euro.

Ata që do të japin informacione me vlerë për kapjen e Mlladiç do fusin ne xhep shumën e majme. Fletushka me foton e Mlladic janë vendosur në të gjitha pikat e policisë në Serbi, në mënyrë që banorët ta kenë me të lehtë për të identifikuar përgjegjësin për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë gjatë viteve 1992-1995.

Shpërblim do të jepet edhe për ata që do të japin informacione edhe për të kërkuarin tjetër, ish-gjeneralin e ushtrisë serbe në luftën e Kroacisë, Goran Haxhiç. Shuma e vene ne dispozicion për informacione rreth tij është 250 mije euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›