Thaçi: Minishengeni ballkanik, ide qesharake
Shkup -Propozimi i presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, për krijimin e një minishengen zone mes Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, dhe Malit të Zi për Partinë Demokratike Shqiptare është një ide qesharake.
“Sejdiu le ta bëjë Mitrovicën veriore shengen zonë, mos të merret me gjëra qesharake. Ka enklava të serbëve në Kosovë dhe mendoj se ishte një deklaratë mos ta quaj fëmijërore, por qesharake. Kjo absolutisht nuk ka të bëjë me të vërtetën”- ka thënë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Ndërkaq, deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi idenë e presidentit kosovar e quaji ide interesante. “Gjithçka që është në funksion të integrimeve, duke filluar nga ato rajonale dhe evropiane, është ide e pranueshme dhe ide për të cilën duhet menduar dhe vlen të mendohet”, deklaroi Ademi. Ai tha se për këtë ide duhet të presim propozimin zyrtar të presidentit Sejdiu. /lajmpress/