E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, ndërron jetë ‘mbrojtësi’ i shqiptarëve Zekeria Cana

Prishtinë-Ka ndërruar jetë në Prishtinë prof. dr. Zekeria Cana, historiani dhe një nga figurat më të njohura të dekadës së fundit të shekullit të kaluar. Profesor Cana ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Historiani Cana njihet si veprimtar dhe mbrojtës i te drejtave të shqiptarëve gjatë gjithë jetës së tij, përveç me punën shkencore dhe akademike në universitet dhe jashtë tij, ai ka vepruar aktivisht për sensibilizimin e opinionit botëror për të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Profesor Cana ka publikuar shumë punime shkencore nga historia, dhe po ashtu është njohur me shkrime publicistike. Varrimi i profesor Canës behët nesër(e diel) në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›