E Diel, 1 Nëntor 2026

“Boshti i Jugut” ose rruga “Sali Berisha Nr. 2”

Nuk ka asnjë diskutim se “Boshti i Jugut”, ashtu sikundër edhe Rruga “Durrës-Kukës” janë dy vepra që i përkasin iniciativës dhe këmbënguljes ekskluzive të liderit demokrat, Sali Berisha. Për këto dy kryevepra, ai s’ka vetëm meritën si kryeministër, por edhe si shqiptar i madh i kohës që jetojmë. Kufijtë, ku historikisht na kanë prerë në besë dhe janë ngritur muret e shpërbërjes së kombit, kanë qënë atje ku ndahemi gjeografikisht me vëllezërit tanë të një gjaku. Këto kufijë kanë dashur t’i afrojnë tek “Vija e Teodosit” edhe në vitin ’97, ku social-komunistët, duke përfituar nga një moment i vështirë i ushtrimit të pushtetit, përplasnin duartë nga gëzimi. Sidoqoftë kjo situatë e keqe u përballua po me pjekurinë dhe gjakftohtësinë e këtij shqiptari të madh, siç ishte presidenti Sali Berisha, i cili shmangu luftën civile që përgatitën armiqtë historik të këtij vendi në bashkëpunim me rrebelët e kuq. U deshën 8 vjetë pritje që liderit demokrat, t’i vinte dita e realizimit të ëndërrave dhe projekteve të mëdha kombëtare. Ato janë të shumëta, po nëpërmjet ndërtimit të këtyre dy korridoreve, përfundimisht; po bëhet Shqipëria, po bashkohet kombi, po fashiten dallimet veri-jug, pavarësisht se duhet pritur edhe 4 vjetë, sa të përfundojë “Boshti i Jugut”.
Në fund të vitit të kaluar, madje në datën 30 dhjetor, ndërkohë që shqiptarët po bënin përgatitjet e fundit për të festuar Vitin e Ri 2009, kryeministri Sali Berisha do të deklaronte në një mbledhje të kabinetit të tij qeveritar se, “projekti prioritar i ardhshëm i qeverisë për 2009-n është boshti jugor Tiranë- Berat-Tepelenë, i cili do të bëhet me financim nga buxheti i shtetit”. Ai e jepte këtë sihariq të madh jo vetëm për qytetarët shqiptarë, po edhe për të gjithë “miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, se ky projekt ka përparësi absolute dhe duhet ta realizojmë me fondet tona”. Më tej ai theksoi se, “fizibiliteti i këtij boshti është tërësisht i justifikuar, pasi në këtë zonë të vendit janë 3 pika kufitare; Qafë-Botë, Kakavijë dhe Tri Urat, pika këto që përbëjnë një fluks të madh komunikimi me Greqinë, një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë”. Këmbëngulja e kryeministrit Berisha për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor nuk është më e vogël se sa ajo për ndërtimin e “korridorit të Veriut”, që po realizohet gjatë mandatit të parë qeverisës dhe do të përurohet në 27 qershor 2009.
Në vjeshtën e vitit 2005, kur sapo kishte marrë votëbesimin dhe drejtimin e qeverisë, Sali Berisha në një rreth të ngushtë bashkëpunëtorësh, duke shpjeguar investimet me përparësi që do të kryeheshin në rrjetin e shkatërruar rrugor të vendit tonë, qe shprehur se, “Rruga e Kombit” dhe “Boshti i Jugut” janë “dy rrugët e jetës time”. Kësisoj, nëse Rruga “Durës-Kukës-Morinë” ishte rruga e mandatit të parë qeverisës, “Boshti i Jugut”, me siguri që do të jetë rruga e mandatit të dytë qeverisës të demokratëve. “Boshti i Jugut” ose “Korridori Qendror Jugor”, distancën e Kuçovës me Tiranën e redukton në 70 km, Beratin e ofron 84 km, ndërsa largësinë Tiranë-Tepelenë e bënë vetëm 130 km, nga 200 km që është aktualisht. Së bashku me Rrugën “Tepelenë - Kardhiq - Sarandë” do të arrihet që, nga Tirana në Sarandë, mjetet të përshkojnë më pak se 180 km rrugë. Boshti Jugut po pritet me shumë interes jo vetëm nga komuniteti i zonave jugore, por edhe nga gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit tonë.
Ndërtimi i këtij segmenti rrugor e bën Elbasanin një destinacion të preferuar për vizitorët e kryeqytetit dhe turistët e huaj apo anasjelltas, pasi është një qytet i lashtë, me plotë kulturë e histori. Nëse do të perifrazonim një thënie të diktatorit për Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, do të thoshim se Rruga “Durrës-Kukës” dhe “Boshti i Jugut” janë “çlirimi i dytë i Shqipërisë”, por këtë herë nga zgjedha komuniste. Drita e qytetërimit i afrohet në këtë mënyrë dhe Gramshit të harruar nga “socializmi i parë” në vitet e monizmit dhe ca më keq nga “socializmi i dytë” shqiptarë në vitet e pluralizmit. Por në këtë qark, liqenet e bukur të Dumresë do të shndërrohen të destinacione turistike mjaft të preferuara dhe banorëve të atyre anëve s’do t’u dhëmb më koha nga era e duhanit, por do të relaksohen si qytetar modernë. Ditë të bardha do të trokasin edhe në Kuçovë, qytetin e damkosur me vulën e militantizimit të majtë, që jetojnë akoma me nostaligjinë e grevave dhe demostratave kundër koncesioneve të huaja. Ndërsa vendet turistike të Beratit dhe kanionet e Osumit nuk do të kenë ditë që të mbeten pa u vizituar nga turistë vendas e të huaj. Por duke qënë se të gjithë qytetet dhe qëndrat e banuara që shtrihen në itinerarin e “Boshtit të Jugut”, si Elbasani, Berati, Tepelena, Gjirokastra dhe Saranda përmbajnë mjaft objekte me vlerë turistike si kala, ndërtime e objekte të tjera, atëherë “Korridori Qëndror Jugor” mund të konsiderohet fare mirë si, aksi i zhvillimit turistik të vendit tonë. Nga ana tjetër, nëse rruga Durrës-Kukës dhe ajo Tiranë-Peshkopi (Rruga e Arbërit) tërheqin drejt shtetit amë potencialin kombëtar dhe fuqinë ekonomiko-investuese të “emigrantëve” të historisë, “Boshti i Jugut” e bënë këtë gjë për emigrantët tanë të demokracië. Efekti ekonomiko-social për turistin, fermerin, tregtarin, shoferin apo qytetarin e zakonshëm, në këtë rast, është i madh qoftë nëpërmjet uljes së kostos së prodhimit e shërbimeve ashtu dhe nëpërmjet nxitjes së interesit për t’u rikthyer në zonat e braktisura me ngut për arsye të mungesë së rrugëve e largësisë temerruese nga kryeqyteti. Ka mundësi që pas ndërtimit të “Boshtit të Jugut”; beratasit, skrapallinjtë, tepelenasit, përmetarët, etj., të braktisin “Omonian” e Tiranës apo “tregtinë e bananes” dhe të rikthehen në zonat e tyre për të zhvilluar ekonominë tradicionale, atje ku është e mundshme të bëhet në mënyrë të suksesshme një gjë e tillë, ashtu siç bënë fshatarët hungarez të Budapestit para pak vitesh.
Sali Berisha është një vizionar i madh, pavarësisht baltës që duan të hedhin mbi të social-komunistët e të gjitha ngjyrave për shkak të egoizimit të shfrenuar politik dhe pamundësisë për ta konkuruar atë ndershmërisht, ndaj asnjë premtim i tij nuk është rastësi apo pjesë e demagogjisë politike. Kjo është arsyeja që, shumë projekte të realizuara apo të premtuara prej tij në vitet e tranzicionit, janë pjesë e programit madhor për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Ndaj, iniciativa dhe kontributi i tij kryesor për rrëzimin e diktaturës, më shumë se sa nga bindjet politike, kanë buruar nga formimi dhe përkushtimi patriotik. Në këtë këndvështim duhen parë ekzaltimi dhe këmbëngulja e tij për ndërtuar një Shqipëri europiane edhe nga pikpamja e infrastrukturës rrugore. “Me bindjen time më të thellë, rrugët e asfaltuara, rrugët e shkurtra, rrugët e standardeve evropiane janë kusht i të gjitha kushteve, që ju të ndiheni si qytetarë evropianë, janë kusht i të gjitha kushteve, që ju të udhëtoni ashtu siç udhëtojnë qytetarët evropianë, janë kusht i të gjitha kushteve, që trualli të fitojë vlerat e tij të mëdha në treg, që prodhimet tuaja të kapin me shpejtësi dhe me çmime të arsyeshme tregun, sa më parë", tha midis të tjerash Berisha gjatë ceremonisë inaguruese për fillimin e punimeve të ndërtimit të rrugës Levan-Tepelenë. “Shqipëria në asfalt” është një prej objektivave që Berisha premton të realizojë në mandatin e dytë qeverisës, pas zgjedhjeve të 29 qershorit 2009. Po nuk ëndërrove për kombin, nuk mund të bësh vepra të mëdha për të.  “Boshti i Jugut”, ashtu si shumë vepra të tjera madhore, të ndërtuar në vitet e pushtetit të demokratëve, kanë në themel iniciativën, përkushtimin dhe këmbënguljen e liderit Sali Berishës. Ky fakt nuk mund të diskutohet më tej. Kjo ka qënë edhe brenga e tij më e madhe kur ka qënë në opozitë, teksa shikonte që qeveritarët e majtë merreshin me zgjidhje të vogëla, ndonjëherë edhe në kundërshtim me interesin e përgjithshëm kombëtar.
Sali Berisha ka ëndërruar në çdo kohë për një Shqipëri të standarteve europiane, duke menduar se kjo gjë s’mund të arrihej pa një rrjet rrugor modern. Njerëzit që ka qëndruar e punuar afër tij tregojnë se ideja e ndërtimit të “Korridorit Qëndror Jugor” e ka shtyrë Berishën të fluturojë me helikopter mbi luginën që shtrihet nga Berati drejt Memalijat, duke sjellë ndërmend atë aks rrugorë për të cilin është më i vendosur se kurrë ta fillojë gjatë këtij viti dhe ta përfundojë brenda 4 viteve të ardhshme. Madje në dy objekte, siç është “Ura e Goricës” dhe rruga “Kardhiq-Sarandë” puna ka filluar më herët. Një ndër përurimet e kohëve të fundit të kryeministrit Berisha, në qytetin e Beratit, ka qënë edhe “Ura e Goricës”, me gjatësi 220 m dhe gjerësi 22 m, të ndërtuar me katër korsi dhe trotuare, që përbën veprën e parë  të “Boshtit të Jugut”. Po kështu ka përfunduar edhe “loti I” për rrugën Kardhiq-Sarandë dhe po vazhdon puna në lotet e tjerë, në një gjatësi prej afro 30 km.
“Boshti i Jugut” kalon mes për mes Shqipërisë së mesme dhe asaj të jugut. Këtë zonë të majtët e konisderojnë si bastionin e tyre, sidomos duke filuar pas ngjarjeve të vitit ’97. Për 8 vjet rresht e mbajtën peng dhe larg zhvillimit, pikërisht për ta bërë përvete sipas teorisë së nënshtrimit. Megjithtëse i kishin të gjitha mundësitë që të investonin në këto zona, sidomos për sa i përket infrastrukturës, ata mezi e çuan rugën deri në Lushnjë. Në 4 vjetë qeveria “Berisha” ka ndërtuar dhe ka në proces ndërtimi një sërë rrugësh kombëtare në këto zona si Rruga “Lushnjë-Fier”, “Levan-Vlorë”, “Levan-Tepelenë”, Gjirokastër-Tepelenë, “Kardhiq-Sarandë” dhe tash së fundi edhe “Boshtin e Jugut”, pa përmendur rrugët rrurale e ato terciare. Edhe për një mandat tjetër, qeveria “Berisha” e shndërron jo vetëm Jugun por gjithë Shqipërinë në asfalt të plotë, si gjithë Europa. Kjo i tërbon të majtët, ndaj ata janë kapur fort pas “Gërdecit” dhe ndonjë shpifjeje tjetër të shpifur, në përpjekjet e dëshpëruara për të dekurajuar zgjedhësit shqiptarë. Natyrisht social-komunistët, këtej e tutje, mund t’i besojnë vetëm ata që s’kanë sy apo ata që kanë vetëm vesh të gjatë dhe askush tjetër. Sipas disa përllogaritjeve dhe parashikimeve, ndërtimi i “Boshtit të Jugut” përfundon paralelisht me antarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, brënda vitit 2013, natyrisht me kryeministër Sali Berishën. Në të kundërt, ecim indjetro, sidomos në këtë kohë krize globale, duke iu afruar me shpejtësi nivelit të para 4 viteve, me të gjithë të këqiat. Këto janë llogari profesionistësh dhe jo demagogji komunistësh...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›