Komenti/Një lexim përtej vendimit irracional të PBDNJ-së
Ne emisionin televiziv te shfaqur ne Ora News perpara 3 javesh, kompania italiane “IPR Marketing” rrekej te paraqiste se koalicioni i PS ishte perpara ne sondazhe, megjithëse PS nuk mund te matet me koalicionin qeverises as nga veprat madhore publike, as nga arritjet ne procesin e integrimit evropian dhe as nga programi elektoral, pasi nga frika e çudirave qe mund te kete, Rama e mban ate si gjëagjëzë dhe nuk e publikon.
Ajo qe binte ne sy lehtesisht ne te ashtuquajturin sondazh te kompanise italiane ishte fakti se koalicioni i PS paraqitej se bashku me PBDNJ, nderkohe qe kjo e fundit te pakten deri nje dite me pare ishte pjese e koalicionit qeverisës. Askush nuk mund ta shpjegonte kete “gabim” kaq trashanik te kompanise italiane deri me sot.
Vendimi i djeshem i Dules zbuloi një element interesant. Zbuloi se Dule e kish marre personalisht vendimin per te garuar me PS pavarësisht PBDNJ dhe qysh te pakten 3 javë me parë.
Por duket se vendimi i djeshem i Dules bie ndesh me qendrimin zyrtar te Greqise, kryeministri i se ciles erdhi ne Tirane qartesisht ne mbeshtetje te kryeministrit Berisha. Eshte sa interesante, aq dhe e turpshme qe Dule vendos te ulet ne te njejten tryeze me perfaqësues ekstremiste (si psh.Veliaj apo Gjinushi) qe deri para 3 javesh bënin thirrje per burgosje dhe shkarkim te kryetarit te Bashkise Himare Vasil Bollano, sikur keto deklarime te mos kene ekzistuar.
Do jete interesante te shohim ne vijim si do sillet elektorati dhe figurat qendrore te minoritetit grek ne Shqiperi. Eshte fakt se elektorati i PBDNJ-së anon djathtas qofte nga tradita historike dhe qofte si pasoje e nivelit te papare te investimeve qe ka njohur pergjate tri viteve te fundit zona ku ata jetojnë. Perveç rruges se bregdetit jonian, qeveria po investon edhe ne nje dyzine projektesh infrastrukturore, ku ne çdo fshat te bregut po investohet ose për rrugë, ose për ujësjellësa. Ne nje tubim per fillim punimesh civile ne gusht 2008, Kryetari Bollano foli qarte se askush nuk e ka ndihmuar bregdetin sa kjo qeveri dhe beri thirrje te perfundojne edhe shume pune civile gjate mandatit te ardhshem te qeverise “Berisha”.
Eksponente te tjere me reputacion te madh brenda PBDNJ-së, si Ksera, Barka, etj, pritet te reagojne ose brenda strukturave partiake ose duke u përfshirë nën siglën PD, gje qe mund te çoje ne ulje te peshes specifike te PBDNJ-së, e cila deri me sot kish qendruar konstante dhe domethënëse.
Se fundmi, vendimi i Dules zbuloi qe edhe qendrimi i PS lidhur me çeshtjen e kufirit ujor mes Shqipërisë dhe Greqise nuk ish asgje tjeter vecse tollumbacja e radhes e nje kryetari bashkie qe nuk ka as vizion, as vepra dhe as çeshtje per te debatuar, ndaj nxjerr spekullime te perditshme te pabaza qe elaborohen nga mediat qe i ushqen po vete me leje ndertimi ose tendera publike.