Dule Formula e krizes zgjedhje te parakohshme ne pranvere
Publikimi i progres-raportit dhe shuplaka e drejtperdrejte qe Brukseli i dha Shqiperise ka aktualizuar edhe njehere idene e zgjedhjeve te parakohshme. Nje prej aleateve te Partise Socialiste Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ka kerkuar dje permes kryetarit te saj Vangjel Dule kalimin drejt nje zgjidhjeje politike te vertete e cila do te duhet te formalizohet brenda pranveres se ardhshme. Per ne nuk mund te kete zgjidhje tjeter pervecse nje reforme te vertete zgjedhore dhe zhvillimit te zgjedhjeve te parakohshme brenda pranveres se ardhshme - tha Dule. Sipas tij ky do te ishte opsioni i zgjidhjes se krizes politike e cila tashme pohohet qarte permes deshtimit te plote te Shqiperise ne raport me integrimin. Bie ne sy se partia me e madhe e opozites ajo qe ka forcen reale per te artikuluar kerkesa politike pra PS-ja ka preferuar qe te heshte pas progres-raportit ne pritje duket te demtimit dhe bjerrjes edhe me tej te shumices. Nese nje gje e tille verifikohet ajo vjen ne kuptimin taktik ne analogji me reagimin e PS-se pas ngjarjes se Gerdecit kur ndaj pritjes per nje zgjidhje politike reale u preferua nje kompromis qe ngrihej mbi parashikimin e nje humbjeje te sigurt te Berishes. Analiza ne kete sens eshte zbardhur dje edhe nga Dule qe ka vleresuar se deshtimi ne procesin e integrimit apo edhe zhvillimin politik aktual ka ardhur edhe si pergjegjesi e opozites. Per mendimin tone opozita ka pergjegjesite e veta qe ne i shohim ne inkonsekuencen strategjike dhe konfuzionin taktik te aktivitetit se saj - ka nenvizuar Dule duke pohuar nder te tjera edhe dy gabime per te cilat me gjase PS-ja nuk do te shprehe ndonjehere pendese. Ne kete kontekst opozita duket te jete e ndare per sa kohe qe demokristiani Nard Ndoka vlereson se opozita ka manifestuar pergjegjesi kombetare pasi ka ofruar konsensus pas dy zgjedhjeve te manipuluara dhe te deformuara nga shumica. Dy qendrime te cilat nisen nga premisa te ndryshme vleresuese po pse jo dhe interesa te largeta. Sa i perket zgjedhjeve te parakohshme eshte fakt se si PS-ja ashtu edhe PD-ja jane tanime ne nje fushate perballjeje nga njera ane kryeministri prej ditesh po zhvillon fushate inaugurimesh ne zonat rurale te vendit ku sipas shifrave te 2009-s dhe 2011-s ka shpresen e vet elektorale teksa kreu socialist Edi Rama ne vijimesi apelon per konsensus duke zbuluar pjese te programit politik dhe ekonomik te forces qe drejton.