E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosi i Google: Brenda dekades e gjithë bota do jetë online

TIRANE-Brenda shtatë viteve të ardhshme çdokush në botë do të jetë pjesë e internetit.

Kjo është deklarata optimiste e shefit ekzekutiv të Google, Eric Schmid, i cili i bëri këto komente publike këtë fundjave. "Deri në fund të kësaj dekade e gjithë bota do të jetë e lidhur online", tha ai.

Rreth 38% e popullsisë së botës përdorë sot internetin në vitin 2013, nga rreth 35% që ishin vitin e kaluar, sipas Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Deklarata e Schmid ka nxitur reagime të shumta dhe mosbesim. Shumë prej përdoruesve online janë shprehur skeptike për deklaratën, duke kujtuar këtu se një pjesë e mirë e afrikanëve mezi sigurojnë mbijetesën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›