E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjeniu i vogel 5”, nata e shtate sjell performanca te arrira dhe profesionale



E diela qe lame pas ka shenuar nje tjeter nate emocionuese dhe lotesh jo vetem mes konkurrenteve te vegjel, por edhe te jurise, publikut ne Teatrin Klan, e aq edhe atij qe i ka ndjekur nga ekrani i televizionit Klan ne shtepi deri prane mesnates. Per gati 3 ore transmetim televiziv, nata e shtate e “Gjeniut te Vogel” ka sjelle 18 artistet e vegjel ne performanca te arrira e profesionale. Kane surprizuar jurine, ashtu sic kane bere edhe ne netet e tjera, por edhe kane marre ndonje kritike prej katershes profesioniste, pasi per talentet e vegjel pritshmerite e te gjitheve jane rritur mjaft tashme. Kjo sepse sa vjen dhe gara behet edhe me e forte. Produksioni i treshes se suksesshme Bledi Laco ne regji, Pandi Laco skenarist, Adi Hila drejtor artistik, edhe nje here kane treguar perkushtimin e tyre ne kete sipermarrje qe nuk ka qellim vetem show-n televiziv, por zbulimin dhe rritjen e ketyre talenteve, konsolidimin e tyre artistik, shkollimin e tyre muzikor, i cili eshte edhe misioni i “Gjeniu i Vogel”. Kete fakt e kane konfirmuar edhe emrat e njohur sot ne skenen shqiptare, te cilet rrugetimin e tyre e kane nisur ne skenen e zbulimit te talenteve te vegjel, “Gjeniu i vogel”. Janw dis prej tyre te cilet shihen qe ne kengen e sigles se emisionit dhe te tjere qe kane qene dhe do te jene te ftuar ne net te ndryshme te ketij spektakli. Nata e shtate e spektaklit ashtu si cdo tw diel nen prezantimin e Rudina Magjistarit, e cila i ka dhene vleren e duhur ketij superspektakli me embelsine, natyralitetin dhe dashamiresine qe e karakterizon, ka sjelle18 kengetaret e vegjel qe garojne per te vijuar deri ne fund garen e tyre.

Blerta Shabani, Xhorxhia Xhixho, Ilva Latifi, Hygert Shparthi, Ederina Breshani, Kamila Nameti , Elisa Gjipi, Aurora Kapo, Genti Hoxha, Xheni Palusha, Bleona Gashi, Rigersa Zefi, Ingrid Havalja, Inis Neziri, Soni Pashaj, Eranda Bytyqi, Pamela Kovaci, Ergi Hasani pas nje jave pune te gjate me trajneret e tyre te zerit, kane sjelle hitet shqiptare dhe boterore permes interpretimeve te mrekullueshme. Pirro Cako, Genta Ismajli, Vikena Kamenica dhe Adi Hila ne panelin e jurise kane vleresuar pergatitjet e kengetareve te vegjel, ndersa kane dhene edhe kritika e verejtje per t’u rritur sa me shume profesionalisht. Pas konkurrimit juria ka perzgjedhur 14 me te miret, ndersa kater konkurrentet e mbetura ne fund, kane kaluar ne nje perballje dyshe, mes te cileve sipas fomules se spektaklit qe eshte menduar qe ne fillim te tij, do te dilnin edhe 2 me te miret per t’iu bashkuar finalisteve. Por duket se kjo formule vura paksa ne veshtiresi vete anetaret e jurise, edhe pse ishte Ilva Latifit dhe Ederina Breshanit juria e pati shume te veshtire per te perzgjedhur njeren prej tyre dh me vota te barabarta ato shkuan ne balotazh, qe do te thote se te dyja vajzat do te celin mbremjet e te dieles qe vjen me sfiden e tyre. Pas duelit te dy vajzave te tjera ne sfide Xheni Palusha ka qene ajo qe ka lene konkurrimin ne perballje me Ingrid Havalaja. Pergatitja e ketyre femijeve po tregon nga java ne jave se perzgjedhja per jurine behet gjithmone e me e veshtire, e krahas emocioneve te femijeve shtohen edhe ato te mbeshtetesve te tyre. Keshtu ne faqen zyrtare te “Gjeniu i Vogel 5” ne rrjetin social Facebook komentet dhe vleresimet e ndjekesve dhe tifozeve te ketyre vogelusheve sa vjen edhe rritet. Jo vetem te dielen deri prane mesnates por edhe gjate gjithe dites se djeshme (e hene) komentuesit kane vleresuar performancat, ndersa kane perzgjedhur edhe te preferuarit e tyre. Gjithashtu jehona e ketij edicioni spektakolar te “Gjeniut” eshte ndjere edhe ne faqe te tjera ne Facebook. Ndersa per publikun pritet nata e ardhshme, per konkurrentet e vegjel ka nisur nje tjeter jave pune dhe perkushtimi. Ne studiot e televizionit Klan vijojne pergatitjet e femijeve me materialet e reja muzikore per te dielen e ardhshme!

Finalistet e zgjedhur ne naten e shtate

Blerta Shabani

Xhorxhia Xhixho

Hygert Shparthi

Kamila Nameti

Elisa Gjipi

Aurora Kapo

Genti Hoxha

Bleona Gashi

Rigersa Zefi

Ingrid Havalja

Inis Neziri

Soni Pashaj

Eranda Bytyqi

Pamela Kovaci

Ergi Hasani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›