Berisha: Ëndrra ime të bëhesha poet ose shkrimtar
TIRANË-“Ëndrra ime ishte të bëhesha poet apo shkrimtar”, kështu deklaroi sot Sali Berisha gjatë një komunikimi me studentë dhe akademikë sot në Universitetin e Durrësit.
Duke theksuar shqetësimin e studentëve se në degë të veçanta numri i tyre është maksimal, krahasuar me vendet e punës që ofron tregu, Berisha shtoi se studenti mund të gjejë veten dhe në degë të tjera universitare.
“Ëndrra ime ishte bëhesha poet apo shkrimtar sa kërkova të ndiqja Gjuhë-Letërsi, por nuk mu dha e drejta për këtë degë, mora të drejtën për studim, për mjekësi. Dhe në vitin e parë të fakultetit nuk e mendoja kurrë që do e doja kaq shumë këtë degë”, thas Berisha në seminarin me studentë e akademikë në Durrës.
(d.b/BalkanWeb)