E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bosi" i drogës në Ballkan, shqiptari dënohet me 4 vite e 8 muaj burg

"Bosi" i drogës në Ballkan, shqiptari dënohet me 4 vite

Naser Kelmendi është dënuar me 4 vite e 8 muaj burg nga Gjykata Themelore Prishtinë për veprën penale “trafik droge”. Në vitin 2012, Departamenti Amerikan i Thesarit e identifikoi Naser Kelmendin si trafikantin e narkotikëve më të madh në Ballkan dhe i vendosi atij masa penalizuese.

Kryetarja e Gjykatës, Suzana Cerkini ka bërë me dije këtë të enjte se në dënim do të llogaritet edhe koha që Kelmendi ka kaluar në paraburgim. “Në masën e dënimit do të llogaritet koha e burgut nga data 13 maj 2013 deri më 27 qershor 2017, si dhe nga shkurti i 2018 deri më 24 korrik 2018.”.

Vendimi i mor në mungesë të të akuzuarit.

Në vitin 2018, Gjykata Themelore Prishtinë shpalli fajtor Kelmendin dhe e dënoi me 6 vite burg për posedim të paautorizuar të lëndëve narkotike dhe me qëllim shpërndarjen e tyre. Ndërsa në pikat e tjera të aktakuzës, ku përfshiheshin akuzat për krim të organizuar dhe vrasjen e boshnjakut Ramiz Delaliqi, Naser Kelmendi u shpall i pafajshëm.

Por, po atë vit Gjykata e Apelit e ktheu në rigjykim çështjen ku Kelmendi ishte shpallur fajtor.

Naser Kelmendi, i lindur në Pejë të Kosovës, është me pasaportë boshnjake dhe ka qenë i arrestuar në vitin 2013 nga Policia e Kosovës, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritete boshnjake.

Një shqiptar i Kosovës me shtetësi boshnjake, ai u arrestua në maj të vitit 2013 në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Bosnja. Kelmendi akuzohet në Bosnje për krim të organizuar, vrasje në tentativë dhe shitje e shpërndarje të lëndëve narkotike në Amerikën Latine, Turqi, Serbi, Kroaci dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›