Celibashi zbardh takimin me shefen e OSBE: Me Glover biseduam për ecurinë e procesit zgjedhor, vlerësova gjetjet e raportit të ODIRH
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celiabashi ka zbardhur takimin me shefen e misionit të vëzhguseve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover.
Ai thotë se gjatë këtij takimi kanë biseduar për ecurinë e procesit zgjedhor dhe gjetjet e misionit të OSBE në konkluzionet e Raportit të Zgjedhjeve.
Kryekomisioneri thotë më tej se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.
Postimi i plotë i Celibashit:
Pritëm sot në KQZ Shqipëri drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të osce-odihr Ambasadoren Dame Audrey Glover, zv.shefin e Misionit, z. Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë, me të cilët zhvilluam një bisedë të zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor.
E falenderova Ambasadoren Glover dhe Misionin e @osce_odihrpër vëzhgimin e kryer, si edhe vlerësova gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve.
Deklarova se KQZ Shqipëri është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
