E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosi i ruletes

Zyrtarisht Shqiperia eshte ne krize te thelle politike prej zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 kur edhe pse nuk mori voten popullore por fale bixhozit politik kryetari i PD-se eshte ende kryeminister ndersa fituesit reale te zgjedhjeve jane ne opozite.


Dhe pa zgjidhur kete ngerc pa afruar palet per te gjetur zgjidhjen qe nuk do te perseriste me kete skenar te shemtuar eshte e sterthene se vendi nuk do te gjeje paqe dhe nuk do te kete asnje reforme integruese.


Qe qeveria aktuale nuk ka ndermend te leshoje asgje per te bere transparencen e atij procesi te manipuluar zgjedhor kjo eshte e ditur boterisht edhe pse ka ende nje fije besimi se nje dite shumica fiktive ne pushtet do te perkulet para protestes se opozites dhe kerkesave te faktorit nderkombetar per te zgjidhur ngercin politik ne tavoline.

Por ka edhe me keq. Ne misionin per te qene nje shumice qe nuk eshte ne sherbim te formimit te numrave qe nuk ka ne Kuvend PD-ja ka te vetmin mekanizem shpetimtar ate qe di te beje me mire manipulimin.


Dhe mu ne Kuvendin qe perfaqeson shumicen fiktive produkt i deformimit te vullnetit te zgjedhesve shqiptar ne 28 qershor 2009. Mjaftojne disa ilustrime te koheve te fundit.


Ne seancen plenare te 30 shtatorit 2010 ne Kuvendin e Shqiperise deshtoi ose me sakte u deshtua me sukses ne favor te mjeshterve te manipulimit sistemi i ri elektronik i votimit. Ne hapjen e procesit te liste-prezences fillimisht edhe pse ne salle ishin 71 deputete kompjuteri llogariti 74.


Kartat e dy deputeteve te PDU-se Shpetim Idrizi Dashamir Tahiri dhe karta e deputetit te Levizjes Socialiste per Integrim Dritan Prifti ishin ne vendin e tyre edhe pse ata fizikisht ishin mijera milje larg vendit deputetet e PDU-se ne SHBA ku po lobonin mbi ceshtjen came ndersa ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti ne Vjene.


Deputetet thane se i kishin lene kartat ne Kuvend pra ne duart e administrates se zonjes Topalli e cila nuk rrezikoi ti llogarise keto vota sepse nuk i duheshin.


Skandali tjeter ndodhi dy jave me vone ne 14 tetor po ne seancen plenare te se enjtes. Para hapjes se procesit te votimit ne salle per disa projektligje te rendesishme spikerja Topalli deklaroi se ne salle ishin te pranishem 132 deputete kur dy projektligjet e para u votuan pro 74 ndersa 54 deputete te tjere nuk moren pjese ne votim.


Disa ore me vone spikerja e Kuvendit deklaroi se projektligjet ishin miratuar me 76 vota pro dhe se mazhoranca qeverisese i kishte numrat me shume se sa i duheshin. Deputetet e opozites kerkuan tabulatet e votimeve por ato nuk u dhane.


Skandali me i fundit po ne sallen e ligjvenesve te Shqiperise ndodhi dy net me pare kur e ashtuquajtura shumice ne Kuvend ra zyrtarisht ne 70 vota pra aq sa nuk i mjafton per te mos qene e afte te jete me shumice. Dhe si u be kjo Duke bere nje votim te hapur me nje elektronike qe manipulohet kollaj aq sa per te vjedhur edhe vota deputetesh.


Normalisht duhet te ishte nje votim i fshehte i cili do te nxirrte ate pushtet real qe ka partia e kryeministrit Sali Berisha i cili preferon dhe e ka mjet te ekzistences vetem voten e hapur me ane te ciles intimidon deputetet e vet dhe i mban ende te lidhur me pahir ne kampin blu.


Por edhe ajo vote e hapur u vodh hapur. Deputeti Fatmir Toci nuk arrinte te votonte ne ruleten e kuvendit te Shqiperise sepse ajo komandohej nga bosi i kazinose politike. Toci u detyrua dje te bente edhe sqarimin personal qe do te ishte ne rastin me te pare nje akt-akuze per administraten e Kuvendit dhe spikeren e tij.


Ai edhe pse ishte i pranishem edhe pse kishte konfirmuar pak para votimit prezencen ne sistemin elektronik te votimit vota e tij nuk u pasqyrua ne panelin elektronik dhe as ne rezultatin perfundimtar.

Deputeti socialist uroi qe vota e tij e mohuar te mos ishte manipuluar nga po ajo dore qe ka pasur gisht ne manipulimet e vazhdueshme te votave te opozites ne Kuvend dhe sajimit te shumicave fiktive apo edhe shuarjes se zerit te deputeteve socialiste. Vota e z.


Toci do te ishte e rendesishme sepse do te ishte nje vote me shume per kundershtaret e fushates politike per heqjen e imunitetit te deputetit socialist Ilir Beqja dhe me te vetem dy vota shpirtrash te ndrydhur ne PD do ta ndanin opoziten nga pozita e sajuar.


Keto ndodhen pra ne sallen e Kuvendit te ribere me parate e shqiptareve kete vere plot 1 milion euro qe pas luksit dhe ndricimin fshehin planin e erret per te vjedhur edhe voten e deputeteve ne Kuvend.

Votimi i te enjtes mbrema duhej te ishte dje per opoziten akt-akuza e radhes per kryeministrin i cili dje kishte organizuar spektaklin e radhes per tiu treguar shqiptareve dhe botes se eshte njeriu i duarve te pastra qe eshte i perveluar per te pare nje Kod te ri Elektoral zgjedhje te ndershme dhe shprehje te vullnetit real te vullnetit te zgjedhesve shqiptare.


Por para se te nise procesi i ri i vjedhjes se zgjedhjeve te radhes duhet sqaruar e verteta qe fshihet te kutite e votimeve te 28 qershorit te cilat jo me kot mbahen peng nga bosi i ruletes politike ne Shqiperi sepse nga ato flete mbahet shumica fiktive ne Kuvend dhe pushteti i tij qe ka treguar se nuk punon per shqiptaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›