Bosnja dhe Mali i Zi pranohen anëtare të Kartës së Adriatikut
Autori i Lajmit: red.
Parlamentarët e 5 vendeve të Kartës së Adriatikut A3+2, nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina nënshkruan të martën në Tiranë një deklaratë të përbashkët ku angazhohen të zhvillojnë dhe të konsolidojnë vlerat euroatlantike të kësaj organizate. Në mbyllje të punimeve të Konferencës dyditore "Integrimi euroatlantik dhe sfidat e sigurisë për vendet e Ballkanit Perëndimor", kryetari i komisionit parlamentar të Sigurisë, Leonard Demi, duke bërë konkluzionet e këtij takimi, shprehu kënaqësinë që Kartës së Adriatikut i janë shtuar dhe dy vende, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, të cilat aspirojnë të anëtarësohen në NATO. "Si parlamentarë ne angazhohemi që të mbështesim fort politikën euroatlantike të vendeve tona dhe të ndikojmë në parlamentet dhe qeveritë respektive që të realizojmë sa më shpejt reformat e nevojshme për integrim në NATO", u shpreh deputeti Demi. Ai tha se "pas mbylljes së procesit të ratifikimit të Protokollit të NATO-s nga vendet anëtare të kësaj organizate, Shqipëria është e gatshme për t u bërë anëtare e Aleancës në Samitin e prillit". Qëllimi i kësaj Konference ishte shprehja e vendosmërisë së vendeve të Kartës së Adriatikut, për thellimin e bashkëpunimit në zbatimin e reformave në fushat politike, të mbrojtjes, të të drejtave të njeriut, sigurisë, ekonomisë, për integrimin në NATO.
Topalli
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se "me marrjen e ftesës në NATO, imazhi ynë ka ndryshuar. Ne sot flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne jemi krenarë që kemi kontribuar në Irak, në Bosnje-Hercegovinë dhe që do të rrisim kontributin në Afganistan".
Hobs
Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobs, u ndal veçanërisht në rëndësinë thelbësore që kanë parlamentet e vendeve anëtare, në zgjerimin e Aleancës së Atlantikut dhe në implementimin e reformave që ndërmarrin këto vende. "Reforma për mbrojtjen është thelbësore dhe një proces i pafund për kombet anëtare të NATO-s".
Berisha
Berisha në fjalën e tij vlerësoi ridimensionimin e Kartës së Adriatikut me aderimin e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës. "Karta e Adriatikut është bërë një faktor shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit të gjithanshëm midis vendeve dhe kombeve të rajonit", - tha Kryeministri, ndërsa shprehu besimin se ridimensionimi i Kartës së Adriatikut, do të përfshijë së shpejti dhe Kosovën.
Uidhers
Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, e vlerësoi Kartën e Adriatikut si një model i pashoq i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. "SHBA ndihen krenarë që kanë qenë partnere e kësaj Karte. Ne dëshirojmë të përgëzojmë Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë për arritjet e kryera. Anëtarësimi në NATO do të hapë një faqe të rë për Ballkanin".
Ky lajm është publikuar: 25/02/2009