Opozita: Konflikti të zgjidhet në rrugë ligjore
Autori i Lajmit: red.
Çëshja e Akademisë së Filmit duhet të zgjidhet me qetësi. Këshilla këte herë ka ardhur nga opozita shqiptare. Katër deputetët socialistë që kanë vizituar të ndaluarit e Akademisë së Filmit “Marubi” në mjediset e Komisariatit nr.4 në Tiranë, janë shprehur se konflikti mes tyre dhe qeverisë duhet të zgjidhet me dialog dhe qetësi. Sipas deputetit socialit, Stefan Çipa i cili vizitoi të ndaluarit, ngjarja duhej shmangur dhe artistët nuk duhet të trajtohen në këtë mënyrë. “Ne kontaktuam me Çashkun, studentët e shefin e komisariatit dhe mendojmë se palët duhet të diskutojnë. Problemet zgjidhen me gjyq dhe jo me kamxhik sepse nuk jemi në viti 96 po në shekullin e XXI”, - tha Çipa. Sipas tij është turp që një artist të tërhiqet zvarrë. “Ky është një dhunim i të drejtave të njeriut nga policia”, - tha ai. Edhe deputeti Pirro Lutaj tha se e shikojnë me shqetësim reagimin e policisë. Sipas tij në një shoqëri mund të ketë konflikte por kjo zgjidhet vetëm në rrugë ligjore, me gjykata dhe jo me kamxhikun e policisë. Ndërsa kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta pohoi se Qeveria po fut vendin jo vetëm në krizë ekonomike por dhe morale e kulturore. “Duket qartë se edhe veprimet e sotme të dhunshme të policisë ndaj regjisorit dhe artistit të njohur, zotit Çashku, nuk kanë të bëjnë me shqetësimin e Berishës për zbatimin e ligjit, por janë shprehje e një hakmarrjeje të tij politike dhe personale për qëndrimet kurajoze, të lira, të pavarura dhe intelektuale që zoti Çashku ka mbajtur dhe për probleme të tjera të demokracisë shqiptare. Ndaj ne i bëjmë thirrje dhe një herë Kryeministrit Berisha të heqë dorë nga sjellja e dhunshme ndaj artistëve, ndaj regjisorit Çashku. Të përmbajë hakmarrjen e tij dhe inatet e tij personale, dhe të mos e rëndojë më këtë situatë, e cila ka shqetësuar mbarë opinionin publik në vend”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 25/02/2009