Patozi, i pari në listën e PD-së në qarkun e Vlorës
Autori i Lajmit: red.
Partia Demokratike dhe kryesia e saj ka vendosur që në ndyshim nga zgjedhjet 2005, nënkryetari i parties, Astrit Patozi, të jetë kandidati numër një në listën e demokratëve në qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 28 qershorit. Demokratët dhe kryetari e kryeministri Sali Berisha kanë vendosur që të marrin në Vlorë sa më shumë deputetë të jetë e mundur, duke përdorur si kartë fituese krahun e djathtë të liderit të PD-së, Patozi. Burime brenda selisë “blu” bëjnë të ditur se Astrit Patozi do të jetë i pari në listën e PD-së në Vlorë dhe po ashtu i dyti në këtë listë do të jetë një tjetër deputet me reputacion kryesisht në zonat çame të këtij qarku, Leonard Demi, kryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlamentin shqiptar. Nënkryetari i PD-së dhe kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, aktualisht është kryetari i grupit të punës për zgjedhjet në strukturat e selisë “blu” në degë dhe seksione në qarkun e Vlorës, madje deputeti i Vorës ka rreth tre vjet që është i ngarkuri i PD-së për të gjitha lëvizjet brenda srukturave në këtë qark. Një tjetër plus për Patozin në zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë edhe kontaktet e shumta me këtë zonë. Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se nënkryetari i PD-së pothuajse i ka shkëputur fare kontaktet me ish-zonën e tij në Vorë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se kryesia e PD-së ka vendosur nëpërmjet një qarkoreje që për kandidatët për deputetë në listat e qarqeve në vend, të përjashtohen nga kandidimi kryetarët e degëve dhe qarqeve në Shqipëri, me përjashtim të Elbasanit dhe Malësisë së Madhe në Shkodër. Sipas këtij udhëzimi, të gjithë kryetarët e PD-së në rrethe nuk kanë të drejtë të kandidojnë për deputetë në zonat e tyre, pasi lista do të bëhet në mënyrë të tillë që t i përshtatet edhe politikës promovuese të fushatës që do të formulojë kompania izraelite që do të merret me drejtimin e procesit elektoral të selisë “blu”. Për sa i përket qarkut të Vlorës dhe kryesisht qytetit, dy deputetët aktualë, Bujar Leskaj dhe Ardi Kolozi, mësohet se do të jenë në listë të katërt dhe të pestët respektivisht, pasi emri i tretë në listë do të jetë një kandidat i gjinisë femërore.
Kandidatët e Vlorës
Në qarkun e Vlorës dhe kryesisht qytetit, dy deputetët aktualë, Bujar Leskaj dhe Ardian Kolozi, mësohet se do të jenë në listë, i katërti dhe i pesti, respektivisht, pasi emri i tretë në listë do të jetë një kandidat i gjinisë femërore.
Zgjedhjet në strukturat e partisë
Sipas sekretariatit Organizativ pranë Partisë Demokratike, tashmë kanë mbaruar zgjedhjet në dy qarqe për kreun e PD-së, në Dibër, Gjirokastër dhe Korçë, pritet që në vijim të përfundojnë në zgjedhjet e krerëve të qarqeve Vlorë dhe Berat.
Karta Adriatik 3+2
Ky lajm është publikuar: 25/02/2009