Bosnja e Hercegovina nuk do ta njohë Kosovën
SARAJEVË - Bosnja e Hercegovina për një kohë të pacaktuar nuk do të njohë Kosovën. Deklarata është dhënë sot për radion çeke nga ministri i Jashtëm i këtij shteti, Sven Alkalaj, i cili sot po viziton Pragën.
“Cilado çështje që do t'i kontribuonte çrregullimit të stabilitetit të B e H dhe do të rrezikonte drejtimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NAT0-s në këtë moment nuk vjen parasysh”, ka thënë Alkalaj.
Sarajeva ka refuzuar të njohë edhe pasaportat e Kosovës. Si prioritet të politikës së jashtme të vendit të tij, Alkalaj ka theksuar zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, para së gjithash me Serbinë edhe Kroacinë.
(a.s/Balkanweb/Telegraf)