E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnja i bën "gropën" vetes, pezullimi më 1 prill

SHKRUAN: Jeton Selimi 30-03-2011 12:43

Bosnja e ka vulosur fatin e saj dhe më 1 prill pritet që UEFA të zyrtarizojë vendimin që e kanë marrë përfaqësuesit e tre etnive në Federatën Boshnjake të Futbollit. Lajmin e jep versioni on-line i gazetës “Dnevni Avaz”, që me nota të ashpra komenton votimin duke e quajtur “shkatërrimin e mëtejshëm të shtetit të Bosnje-Hercegovinës”, që “tregoi sesi punojnë institucionet në Bosnje”, apo edhe akuzat e drejtpërdrejta ndaj Sulejman Çokaloviç, presidenti i FBF-së, duke e etikeruar si “hipoktir dhe injorant”.

Votimi ka sjellë atë që gazetat boshnjake i frikësoheshin më shumë. 28 votat kundër kërkesës së UEFA-s për të ndryshuar mënyrën e drejtimit të qeverisë së futbollit me rotacion një herë në 16 muaj mes të treja etnive, kur në gjitha vendet e tjera të UEFA-s aplikohet me periudha 4 vjeçare, sipas kërkesës së qeverisë së futbollit europian.

Gazeta “Dnevni Avaz” përshkruan fare qartësisht se çfarë ka ndodhur në votimin e përsëritur disa herë, ku protagonistë kanë qenë përfaqësuesit e 3 federatave që përbëjnë Federatën Boshnjake të Futbollit. Boshnjakët, serbët e kroatët kanë kaluar një paradite të nxehtë mes debatesh të tëra, por në fund nuk kanë arritur dot të gjejnë gjuhën e kërkuar nga UEFA. Votat e delegatëve që përfaqësonin pjesën serbe dhe disa vota nga etnitë e tjera, kanë arritur të hedhin në erë ëndrrën e tifozëve boshnjakë për ta parë skuadrën e tyre të marrë pjesë në një kompeticion të madh ndërkombëtar. Yje të tillë si Xeko, Pjaniç apo Ibiseviç nuk do të kenë mundësinë të luajnë në këtë Euro 2012 sepse Bosnjes do t’i hiqet mundësia për të luftuar për një nga dy vendet që të do të kualifikohen për evenimentin kontinental më të madh në rang përfaqësuesesh.

Por çfarë përfiton Shqipëria nëse më 1 prill do të zyrtarizohet pezullimi i Bosnjes? E para dhe më e rëndësishmja, eliminohet një kundërshtar direkt në luftën për kualifikim dhe heq nga kalendari një sfidë tejet të nxehtë si ajo e 7 qershorit, ku kuqezinjtë do të udhëtojnë pikërisht në Bosnje për ndeshjen e radhës. Megjithatë, dalja jashtë skene e Bosnjes do të rikthente Rumaninë, që do të ishte tërësisht në valle për kualifikim. Por, në të dyja këto raste, Bosnja është një kundërshtar më i frikshëm pasi ka mundur të marrë barazimin në “Qemal Stafa”, ndërsa Shqipëria ka mundur të dalë me pikë nga Rumania. Nëse ndodh ky skenar, atëherë do të jetë vendimtare për kuqezinjtë ndeshja e fundit, që do të jetë pikërisht me Rumaninë më 11 tetor, por deri atëherë është një vendim për t’u pritur dhe 4 ndeshje.

Euro 2012

Dje

Grupi A

Turqi – Austri 19:30

Belgjikë – Azerbajxhan 20:45

Grupi C

Estoni – Serbi 20:30

Irlandë V – Slloveni 20:45

Grupi D

Rumani – Luksemburg 19:45

Grupi E

Suedi – Moldavi 19:00

Holandë – Hungari 20:30

Grupi F

Izrael – Gjeorgji 18:05

Grupi I

Çeki – Lihtenshtejn 17:30

Lituani – Spanjë 20:45

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›