E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili: Jemi gati më 2014-n

Brazili ka siguruar FIFA-n se do të jetë gati në kohë për të pritur Botërorin 2014, pas kritikave të presidentit të qeverisë botërore të futbollit Sep Blater në lidhje me organizimin e vendit për këtë kompeticion. Blater kërkoi nga organizatorët të shpejtojnë punimet, pasi deri tani Brazili është mbrapa në ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturën e nevojshme për të pritur një trune gjigant si Kupa e Botës. I menjehershëm ka qenë reagimi i ministrit brazilian të sporteve Orlando Silva, i cili u shpreh i bindur se Blater do të ndryshojë mendje nëse do të shohë me sytë e tij punën e organizatorëve. "Unë nuk dua të komentoj deklaratat e presidentit Blater, por e ftoj atë të vijë në Brazil. Vetëm atëherë ai do të ketë një tabllo të qartë të asaj që po bëjme dhe jam i bindur se do të ndryshojë mendim”, ka thënë ministri brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›