E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi nje president gjithnje e me i vetmuar

Presidenti francez Sarkozi jo vetem qe ka ngjallur armiqesine e partnereve te tij europiane me politiken qe po ndjek ndaj romeve por tani edhe vete francezet po i kthejne shpinen. Kurre me pare nje President ne detyre nuk ka qene ne pozita te tilla ne France.

Javet e fundit Presidenti francez Sarkozi ka ndermarre nje tur ne vend. Kudo qe ka shkuar ka bere ate qe di te beje me mire premtimet. Ai u premtoi fermereve qe jetojne ne zonat malore te Frances se do ti mbeshtese financiarisht per te gjitha problemet dhe hallet qe kane. U premtoi se do tu jape mundesi kreditimi te varferve te Parisit qe te blejne shtepite e tyre dhe ne vazhden e premtimeve u premtoi edhe familjareve te ushtareve te vrare ne Afganistan se do te vazhdonte edhe me tej luften kunder terrorizmit. Nje taktike e menduar mire nga njerezit rrotull tij qe duan ende te vazhdojne me imazhin e nje Presidenti te kudondodhur hiperaktiv nje njeri i cili eshte ne gjendje qe te kaloje te gjitha krizat njera pas tjetres pa asnje problem dhe me lehtesine me te madhe. Dhe nga nje angazhim te tjetri Sarkozi dhe gruaja e tij bukuroshe ish-modelja Karla Bruni paten kohe qe te vizitonin edhe shpellat parahisotrike te Lascaux dhe te admironin muralet 17 mijevjecare. Me pas me nje levizje shume te qete dhe te qarte ai deklaroi Eumlshte me te vertete e rendesishme per nje President qe te vizitoje nje vend te tille ne nje kohe te tille. Dhe me pas nuk dha asnje deklarate per te sqaruar kete enigme.

Me pas te enjten Sarkozi fluturoi per ne Bruksel ku do te zhvillohej edhe takimi i posacem i lidereve te BE-se. Te marten pra dy dite me para samitit komisionerja e Bashkimit Europian per drejtesine Viviane Reding ne nje fjalim te saj i kishte konsideruar perzeniet e romeve nga ana e qeverise se Sarkozise si te turpshme dhe te denja per epoken naziste te deportimeve. Madje ajo kercenoi qe te ndermerrte edhe veprime konkrete kunder Frances ne lidhje me kete ceshtje.

Presidenti francez iu kundervu me shume pasion dhe zell akuzave qe iu bene nga komisionerja dhe madje ai pati edhe nje debat goxha te ashper me vete shefin e Komisionit Europian Barrozo gjate drekes se organizuar me kete rast. Dhe po aty Sarkozi plasi bomben duke deklaruar se edhe Kancelarja gjermane Merkel kishte ndermend qe te shkaterronte te gjitha kampet e romeve ne vendin e saj. Kjo deklarate beri qe te gjithe te pranishmit ne salle te frynin syte. Sigurisht qe Berlini e mohoi menjehere deklaraten e bere nga kreu i shtetit francez duke e lene Sarkozine thate.

Veprimet e Sarkozise gjeresisht te denuara nderkombetarisht kane gjetur deri me tani vetem mbeshtetjen e nje tjeter lideri europian Kryeministrit te vendit fqinj Berluskoni i cili prej vitesh eshte duke e drejtuar politiken e vendit te tij si te ishte nje reality-shoe. Berluskoni qe ka bere shume operacione plastike qe grimohet rende para se te dale ne publik per te fshehur rrudhat qe ka bere vazhdimisht deklarata dhe veprime shume te cuditshme publikisht dhe eshte i rrethuar vazhdimisht nga akuza dhe skandale nga me te ndryshmet eshte i vetmi qe e mbeshtet Sarkozine. Por me Berluskonin tashme te gjithe ishin mesuar ndersa Sarkozine nuk e kishin pare ndonjehere me pare te shperthente dhe te bente deklarata te pabaza publikisht. Pyetja qe del eshte mos valle Europa vec Berluskonit do te kete edhe nje tjeter yll gallate ne Paris

Po i eshte pergjigjur kesaj pyetjeje nje gazete parisiene qe kete dyshe e ka quajtur Sarkosconi. Ne kundershtim me politiken diskriminuese te Presidentit francez jane vec te tjerash edhe shume intelektuale te vendit te cilet se fundi kane dale me nje peticion te titulluar Ne te gjithe jemi franceze nje peticion qe refuzon dhe kundershton planin e Sarkozise per te larguar nga Franca te gjithe ata qe nuk kane lindur aty edhe pse kane dokumente franceze. Sipas nje pjese te madhe te intelektualeve franceze qe e kane nenshkruar kete peticion Sarkozi eshte nje narcizist i pashprese si Berluskoni i obsesionuar njesoj si ai nga ideja e kontrollit te medias dhe i nxitur nga deshira per te pasur informacion dhe kontroll mbi te gjithe dhe mbi gjithcka.

Sikunder edhe Kryeministri italian edhe Sarkozi ka emeruar shoke dhe familjare te tij ne pozicionet kyce te drejtimit te vendit dhe kryesisht ne politike dhe media. Tani ai eshte duke u perfshire edhe ne populizmin ksenofobik. Sipas shume analisteve gjithcka qe i ka mbetur tani Sarkozise te beje eshte perzierja me ekstremin e djathte. Dhe ne kete menyre nuk perben asnje cudi qe Berluskoni ishte i vetmi lider europian qe e mbeshteti Sarkozine ne betejen e tij vetmitare.

Ndermarrja e veprimit te Sarkozise ndaj romeve ndodh kur imazhi i tij ne shkalle vendi ndodhet ne piket me te uleta te te gjitha koherave. Vetem 3 vjet pasi ai hyri ne pallatin Elize rezidenca zyrtare e presidenteve franceze dy te tretat e francezeve jane te vendosur tashme qe nuk duhet ta kishin zgjedhur ate si President te vendit dhe se nuk do ti japin mbeshtetjen e tyre per nje mandat te dyte presidencial. Thuajse gjysma e popullsise jane per nje rikthim te te majteve ne pushtet. Sarkozi aktualisht eshte duke qeverisur ndaj nje populli qe jo vetem i ka kthyer shpinen por qe refuzon edhe ti besoje Presidentit te tij. Keshtu neper stacionet e autobuseve jane vendosur shume postera me kopertinen e parafundit te revistes The Economist ne te cilen shfaqet ne plan te pare dhe te madh Karla dhe me pas nje Sarkozi me permasa shume te vogla i zhytur i teri nen nje kapele napoleonike.

Disa gazeta kane shkuar edhe me tej me pyetjet e tyre A eshte ky njeri i rrezikshem thote Nouvel Observateur qe kete titull e ve mbi foton e Sarkozise qe ka dale i parruar. Kjo foto u sjell te gjitheve nder mend fytyren e trazuar te ish-presidentit amerikan Nikson gjate nje debati televiziv ne vitin 1960 me Kenedin debat qe rrenoi perfundimisht edhe aspiraten e tij per presidencen e vendit. Edhe me pare ka pasur presidente franceze problematike me njolla te erreta ne biografi. Keshtu per shembull ish-presidenti Miteran pati nje femije te paligjshem gjate presidences dhe kishte nje te kaluar te dyshimte gjate epokes se Vishise por duke qene se lexonte autore te tille te ndricuar si Shatobrian Stendal apo Tolstoi vazhdonte qe te kishte ende respekt te njerezit dhe te sillej pavaresisht jetes private si nje burre shteti. Kjo bente qe francezet te vazhdonin te respektonin.
Pasuesi i Miteranit Shirak arriti qe tu shpetonte hetimeve per korrupsion per shkak te postit te Presidentit qe nuk lejonte ndermarrjen e hetimeve. Mendohet se Shirak ne menyre ilegale ia kaluar miliona franga ne llogari te partise se tij politike kur ishte kryebashkiak i Parisit. E pavaresisht te gjithe ketyre dyshimeve francezet e pelqenin sepse ai ishte ne gjendje qe tu fliste njerezve tu shtrengonte duart dhe te shfaqej here pas here me kembe ne toke.

Ne kundershtim me gjithe paraardhesit e tij Sarkozi Presidenti i gjashte i republikes se peste ne fillim dukej nga ata njerezit e dhene pas punes dhe plot energji dhe tipare te denja per nje burre shteti. Por me te ardhur ne pushtet ai veproi me guston dhe zakonet e nje pasaniku te ri qe sapo i kishin ne rene ne dore pushteti dhe paraja duke filluar huqe pasanikesh qe me nderrimin e gruas dhe me marrjen per bashkeshorte te nje modeleje bukuroshe te perfolur e deri festimet dhe kalimi i pushimeve me biznesmene te famshem dhe super te pasur neper resorte e jahte luksoze. Sarkozi u premtoi votuesve gjate fushates elektorale per nje thyerje me te shkuaren dhe u kerkoi francezeve qe te coheshin heret ne mengjes dhe te perveshnin menget per tiu futur puneve dhe per te ndryshuar imazhin e vendit dhe te vetes se tyre. Ai paralajmeroi ndermarrjen e reformave gjitheperfshirese dhe radikale qe do te rinovonte sistemin e vjetruar. Fillimisht per francezet ai u konsiderua si ajri i paster i munguar prej shume kohe. Ata shpresonin per nje France te re te orientuar drejt. Por Presidenti i tyre i sapozgjedhur me levizjet e tij te para politike dhe ato qe vijuan nisi qe tu krijonte mbeshtetje dhe hapesire fitimesh miqve te tij biznesmene. Ne fillim te presidences se Sarkozise me pyeten se cili ishte rreziku me i madh qe mund ti vinte vendit nga presidenca e Sarkozise. Une qe ne fillim e kam gjykuar se e rreziku me i madh eshte vete personi i tij sepse Sarkozi eshte nje njeri nje nuk njeh kufij dhe qe synon qe te gjitha institucionet politike ti shkojne per shtat presidences se drejtuar prej tij deklaron Edey Plenel shefi i nje sherbimi lajmesh online Mediapart. Ai eshte nje 58-vjecar qe njihet shume mire ne France dhe ka qene ish-kryeredaktori i Le Monde. Gjate drejtimit te gazetes nga ana e tij jane denoncuar nje sere skandalesh nderkombetare.

Se fundi kane dale edhe fjale se Karla Bruni ka futur duart ne dosjet e sherbimeve sekrete. Dhe nuk eshte cudi qe kjo te jete e vertete sepse ne fund te fundit ajo eshte bashkeshortja e nje burri qe nuk njeh asnje kufi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›