E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnja miraton pranimin e vulave të Kosovës

Këshilli i Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës ka dhënë miratimin për të pranuar vulat doganore të Kosovës. Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe e Marrëdhënieve Ekonomike është e detyruar që përfundimin e Këshillit t`ia paraqesë presidencës për shqyrtim dhe miratim përfundimtar.

Në përgjigje të vendimeve të mëparshme të Bosnjës për të mos njohur vulat e Doganës së Kosovës, ekzekutivi kosovar ka vendosur taksë doganore prej 10% për të gjitha produktet boshnjake, çfarë thuhet të ketë shkaktuar humbje enorme për ekonominë e Bosnjës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›