Dipmlomatët përpiqen të bindin palestinezët, Izraeli kërcënon

Diplomatët amerikanë Denis Ros dhe David Hale, po ashtu sikur shefja e diplomacisë evropiane, Katherine Ashton e I dërguari për Lindjen e Mesme, Toni Bler, kanë zbarkuar në rajon në përpjekje për të rigjalluar bisedimet e ngecura.
Izraeli, me anë të ministrit të Jashtëm, Avigdor Lieberman, ka paralajmëruar palestinezët për “pasoja të ashpra dhe të rënda” nëse aksioni vijon.
Ndërsa, Zëvendësministri izraelit i Punëve të Jashtme, Danny Ayalon theksoi sot se një kërkesë për anëtarësimin e një shteti palestinez në OKB do të shënonte fundin e të gjitha marrëveshjeve të arritura me palestinezët.
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Ros dhe Hale mbërritën të mërkurën në Izrael dhe mbajtën takime me kryeministrin, Benjamin Netanjahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak.
Ndërsa sot, ata pritet të udhëtojnë drejt Bregut Perëndimor për bisedime me liderin palestinez, Mahmud Abas.
Po ashtu, Baronesha Ashton ka mbajtur takime me Netanjahun të mërkurën në mëngjes teksa më pas njoftoi se do të zgjasë vizitën në rajon për bisedime të tjera.
Analistët theksojnë se Eurozona është e ndarë lidhur me qëndrimin ndaj një kërkese të mundshme palestineze. Disa shtete mbështesin kërkesën për njohje ndërkohë që disa të tjerë e kundërshtojnë.
/Start/F. Prroni/
2011-09-15 10:53