Projekti i Tramvajit, BB mbështet projektin e Bashkisë

Banka Botërore ka ofruar mbështjetjen e saj në disa nga projektet e Bashkisë. Senja Lovski, përfaqësuese e BB-së, e ka parë me interes ndërtimin e linjës së Tramvajit në Tiranë dhe është shprehur e gatshme ta mbështesë këtë projekt.
Gjatë një takimi me kryebashkiakun Lulzim Basha, Lovski ka njohur edhe projekte të tjera të bashkisë si ai i planit urbanistik apo ndërtimin e parqeve të reja. Bankës Botërore i është dukur me interes procesi i vlerësimit të drejtë të pronës private dhe përfitimit të hapësirave publike në shërbim të qytetarit. Kreui bashkisë Basha ka përgjigje pozitive për mbështjet nga Banka Botërore për ndërtimin e Bulevardit të Ri të qytetit, deri tek Lumi i Tiranës.
Banka Botërore mbështeti axhendën e kryebashkiakut Basha për punësimin e të rinjve, si dhe për krijimin e kushteve që ata të kryejnë stazhin pas diplomimit. Kryetari i Bashkisë i theksoi znj Lvovski se ky është prioriteti numër një i Bashkisë dhe i tiji personal.
Po në të njëjtën linjë Banka Botërore ka shprehur gadishmërinë për të ndihmuar Bashkinë e Tiranës në projektin për hipotekimin e apartamenteve që ende nuk kanë certifikatë pronësie. Ndersa nga ana e tij Basha e njohu delegacionin e BB për punën që po bën grupi i ngritur për Hipotekat dhe tha se procesi do të nisë së shpejti.