E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhurma e lokaleve të natës, policia bashkiake rrit masat

Policia Bashkiake e Tiranës, ka rritur kontrollet për zhurmat në qytet, duke kërkuar respektimin e rregullave dhe afateve për lokalet që punojnë me volume të larta të muzikës në orët e vona të natës, gjë që ka sjellë shqetësimin e banorëve të kryeqytetit. Vetëm mbrëmjen e djeshme, Policia Bashkiake ka ushtruar mbi 30 kontrolle duke marrë masat përkatëse, konkretisht duke fikur paisjet që shkaktojnë zhurmë.

Vendimi 587 i Këshillit të Ministrave, neni 3, përcakton orarin dhe nivelin e lejuar të zhurmave të lokaleve në qytet. Kështu, për lokalet e hapura, ditën e premte dhe të shtunë, zhurma e lejuar është e përcaktuar sipas standarteve të pranueshme dhe mund të aplikohet nga ora 19.00-24.00.
 

Ndërsa për ditët e zakonshme të javës orari i lejuar është 19.00-23.00. Ndërsa ambjentet e mbyllura nuk kanë kufizim të orarit, por duhet të respektojnë nivelin e lejuar të zhurmës në mënyrë që të mos shkaktojnë shqetësim në komunitet.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›