E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga e diela nisin ngricat, temperaturat disa gradë nën 0

TIRANË- Moti i ftohtë me temperatura disa gradë nën zero do të pasojë në ditët në vijim, ndërsa reshjet e shiut do të ndalen, por jo reshjet e borës. Ky parashikim i motit në agjencinë online të lajmeve BalkanWeb të këshillon që përvecse të visheni trashë si rrallë herë, të mos ndërmerrni udhëtime të gjata pa marrë me vete zinxhirët për rrotat e automjetet tuaja.

Nga dita e nesërme, reshjet e shiut do të jenë të pjeshme dhe lokale, por moti do të shoqërohet me vranësira të vazhdueshme. Temperaturat do të zbresin me nga 4 gradë Celsius, ndërsa nisur nga dita e Dielë temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero, mot ky qe do te zgjase edhe në hyrje të javës tjetër .

Zonat juglindore e malore do të përfshihen nga reshje bore për gjatë gjithë ditës së Shtunë, kurse të Dielën, e në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm, dielli do të shkelqejë në pjesën me të madhe të vendit, por temperaturat do të jenë tepër të ulëta.
Në shumë zona, si në Peshkopi, Korcë, Ersekë e Pukë temperaturat do të shënojnë zbritje drastike deri në -9 e deri në -12 gradë Celsius.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›