Tiranë, mbesat takonin gjyshërit, i vjedhin dajës 149 mln lekë
TIRANE- Dy mbesat e 43 vjecarit Abdyl Projka me banim në kryeqytet kanë arritur që brenda tre muajve të vjedhin në banesën e dajës së tyre shumën prej 149 milionë lekëve të vjetra, në bashkëpunimin dhe me dy persona të tjerë.
Projka kishte konstatuar gjatë muajit dhjetor mungesën e parave, të cilat i mbante në një valixhe në dhomën e gjumit, gjë e cila ka alarmuar familjen e tij dhe e ka detyruar këtë të fundit të bëjë kallëzim penal në polici.
Për 2 javë strukturat e hetimit të krimit në komisariatin numër 4, pas marrjes në pyetje të të gjithë të afërmve dhe ekspertizës transeologjike të valixhes së parave kanë konkluduar se përgjegjës për vjedhjen e shumës së konsiderueshme të parave, të jenë vajzat e dy motrave të Abdylit, Oligerta dhe Laureta, të cilat shkonin herë pas here në shtëpinë e dajës për të takuar gjyshërit por dhe për të pastruar shtëpinë cka ju ka krijuar lehtësinë e nevojshme për të marrë lekët në faza të ndryshme përgjatë tre muajve.
Dy 18 vjecaret, në bashkëpunim me shtetasen Afërdita Pecmarkaj dhe 16 vjecarin me inicialet G.J i kanë investuar këto para në dy dyqane parukierish si dhe në blerjen e një apartamenti 60 metra katror tek Zona e Xhamllikut.
Katër shtetasit akuzohen për vjedhje të pasurisë me pasoja të rënda, bashkëpunim dhe pastrim i produktit të veprës penale.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)