E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Ahmetaj: INSTAT në duart e Berishës, aferë edhe me OSSH

TIRANË- Deputeti i PS, njëherësh Sekretari për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit pranë Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj gjatë një interviste për PSTV ka deklaruar se, INSTAT është një institucion që kontrollohet nga kryeministri Berisha, tashmë de juro.

“INSTAT është sot një institucion i kompromentuar në shifra, është në dorë totale të kryeministrit, ka qënë de facto në dorë të kryeministrit dhe sot është edhe de juro. Ky është një tregues që në finale kryeministri ka vendosur të sofistikojë dhe të rrisë nivelin e gënjeshtrës”, tha deputeti i majtë.

Kjo sipas Ahmetaj, mund të argumentohet vetëm me përqendrimin e pushteteve në duart e Berishës.

Ai u ndal të komentojë edhe shitjen e OSSH-CEZ-it, të cilën e quajti aferën më të madhe korruptive në 20 vitet e fundit.
“KESH që është pasuri publike është detyruar të subvencionojë çdo vit CEZ-in 40 mln euro, në 3 vjet është 120 mln euro, praktikisht Sali Berisha ia ka falur OSSH-në CEZ-it me 0 lekë”, tha Ahmetaj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›