Bosnjë, 4 vjet burg ndaj një gruaje që torturonte gjatë luftës
SARAJEVË - Një gjykatë në Brcko (verilindje e Bosnjehercegovinës) ka dënuar sot me katër vjet burg një serboboshnjake, Monika Karan Ilic (37 vjeçe), e cila akuzohet për krime lufte të kryera kundër civilëve joserbë në fillim të luftës së Bosnjes, në vitet 1992-'95, njoftoi agjencia Fena.
Bëhet fjalë për të katërtën grua që dënohet për krime lufte nga drejtësia bosnjake.
Një myslimane u dënua me 5 vjet e gjysmë burg në prill të viti 2012, po ashtu 5 vjet burg u dhanë edhe një kroateje në tetor të 2012.
Monika Karan Ilic u shpall fajtore për tortura të rënda dhe trajtime çnjerëzore ndaj civilëve të mbyllur në kampin e përqëndrimit 'Luka', në Brcko dhe në komisariatin lokal të policisë në pranverë të vitit 1992, kur ajo ishte rreth 17 vjeç.
(d.b/BalkanWeb)