Halim Kosova: Kontakti me qytetarët, në themel të punës së mjekut të familjes
TIRANË- Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, kërkoi sot nga mjekët e familjes të shërbimit parësor të vënë në themel te punës kontaktin e afërt me qytetarin.
I pranishëm në konferencën e 10-të Kombëtare të Mjekësisë së Familjes “Transformim 2013”, Kosova vuri në dukje lidhjen e ngushtë që duhet të ketë mjeku i parësorit me familjen dhe komunitetin, duke vlerësuar se pikërisht ndërtimi i një bashkëpunimi sa më të ngushtë mes mjekut dhe pacientit ka qenë në qendër të vëmendjes së punës së tij që në nisje të detyrës si ministër.
"Tranformimi i sistemit shëndetësor në një sistem në funksion të qytetarit, qoftë pacient apo edhe individ i shëndetshëm, është një sfidë me të cilën unë kam zgjedhur të përballem. Në thelb të saj, mjekësia familjare vendos jo thjesht individin, por gjithë familjen, në qendër të kujdesit vendos jo thjesht sëmundjen, por qenien njerëzore me tërë kompleksitetin fizik, mendor, shpirtëror dhe social, jo thjesht teknologjinë mjekësore, por komunikimin njerëzor dhe atë profesional", tha Kosova
Ministri i Shëndetësisë e vuri theksin në potencialin që ka shërbimi parësor në promovimin e sjelljeve të shëndetshme, në parandalim, në imunizimin e popullatës, në depistimin e faktorëve të riskut, etj. "Mjekësia familjare në Shqipëri ushtrohet nga mbi 1500 mjekë në 421 qendra shëndetësore, në të gjithë territorin e vendit. Buxhetimi bazuar edhe në performancë dhe indikatorë cilësie, është risi positive", tha Kosova, ndërsa shtoi se indikatorët që lidhen me nivelin e kontrollit të diabetit dhe së fundmi depistimin e kancerit të gjirit janë dëshmi të zhvendosjes së praktikimit të mjekësisë familjare bazuar në rezultate.
Kosova vuri në dukje se vëmendja ndaj mjekut të familjes nuk ka munguar dhe se paga mesatare e një mjeku në kujdesin parësor në vitin 2012, krahasuar me 2005 është rritur rreth 170%, ndërsa nëse llogariten edhe pagesat bonus rritja arrin në 180%.
(d.b/BalkanWeb)