E Diel, 1 Nëntor 2026

Jose Mourinho: Kam dështuar këtë sezon, më i keqi i karrierës sime

mnou-deshtimPrestigjozja spanjolle ‘La Marca’ raporton se Jose Mourinho i Real Madridit është për të thënë pak i trishtuar, pas humbjes së Kupës së Mbretit përballë kampionëve të Atletico Madridit.

“Një karrierë do të thotë shumë vite. Ky është sezoni më i keq i karrierës sime…për mua kjo është më e keqja”.

Ai beson se Madridi meritonte më shumë: “Kur rezultati ishte 1-1 ne duhet të kishim  fituar për nëntëdhjetë minuta…kemi merituar që loja jonë të rezultonte një futboll siç kemi arritur përherë të kemi”.

Mou ndihet sikur një uragan i ka kalaur përsipër teksa flet për dështimin: “Kam dështuar këtë sezon…sezoni më i dështuar”.

Teksa thekson: “Kkur gjërat janë duke shkuar mirë është një kredi për të gjithë, kur shkon keq fajësojnë trajnerin. për mua është sezoni im i keq”,-tha Special One.

Teksa për të ardhmen e tij u shpreh: “Unë kam një kontratë edhe për tre vjet të tjera dhe unë nuk jam ulur me presidentin për të folur për të ardhmen…se di çfarë do të ndodhë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›