Cana Nuk e meritojme te jemi kampione
TIRANE-Lorik Cana ishte serish nje nga me te miret ne fushe ne derbin mes Gallatasarajit dhe Beshiktashit qe u fitua 1-2 nga miqte. Mesfushori shqiptar pati nje duel te ashper me spanjollin Guti madje ne momentin e kartonit te verdhe ne minuten e 45-te pati edhe nje debat verbal me te. Nderhyrja e Lorikut u duk e rende por ne te vertete ai as qe e kishte prekur kundershtarin. Gjithsesi gjyqtari i dha te verdhe ndersa mesfushori kuqezi shkoi te Guti Cfare te bera qe u rrezove U shtrive kot. Nderkohe Loriku e ka komentuar si nje dorezim humbjen ndaj Beshiktashit. Nuk e meritojme renditjen aktuale por nuk e meritojme as te shpallemi kampione - ka deklaruar dje futbollisti kuqezi. - Ky klub synon gjithnje majat por te jem i ndershem nuk jemi per titull kampion. Duhet ta kuptojme shpejt kete situate dhe te luftojme per gjera te tjera sic eshte pjesemarrja ne Kupat e Evropes shtoi Cana. Gallatasaraji u mund 2-1 nga Beshiktashi ne derbin e dites se diel. Guti me penallti dhe Nobre shenuan per Beshiktashin ndersa shkurtoi Herri Kjuell.
d.b/BalkanWeb
d.b/BalkanWeb