E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona pret Realin ne Kamp Nou sonte ndeshja e vitit

BARCELONE- Barcelona dhe Reali i Madridit do te luajne sot ne mbremje ate qe konsiderohet ndeshja me e madhe e ketij fundviti e njohur ndryshe me emrin Klasikja. Ne Kamp Nou do te perballen dy skuadrat me te mira te Evropes per momentin si edhe disa nga futbollistet me te mire te planetit. Mesi Kristiano Ronaldo Ksavi Iniesta Ozil Higuain apo David Vija do te jene disa prej yjeve qe do te zbresin ne tapetin e gjelbet te stadiumit katalanas. Trajneri i Barces Pep Guardiola pret nje ndeshje te bukur perballe rivaleve historike ne nje stadium qe do te jete i tejmbushur per te ndjekur kete sfide.

Katalanasit kane 31 pike ne kampionat 1 me pak se Reali qe nen drejtimin e Murinjos nuk e ka pesuar ende humbjen e pare. Pres nje ndeshje fantastike nje nga me te medhate ne te gjitha kompeticionet e cila perfshin historine lojen fuqine gjithcka - deklaroi Guardiola. ndash Shpresoj me gjithe zemren time qe te jete nje ndeshje spektakolare. Nuk pres qe Reali te luaje ne mbrojtje sepse ata e dine qe ne mund te krijojme shume raste. Nuk do te ndryshojme sot vetem se kemi pebralle Realin shtoi tekniku i Barces. Guardiola nderkohe nuk ngurroi te lavderonte Murinjon duke e quajtur nje nga trajneret me te mire ne bote.

Nderkohe gjerat duken me te qeta ne kampin e Realit qe kryeson renditjen e La Liges. Megjithate tifozet madrilene presin fitoren e pare pas dy vjetesh ne ate qe njihet ndryshe si klasikja e futbollit. Me pelqen cdo ndeshje qe zhvilloj por disa prej tyre kane nje tjeter dimension dhe efekt - deklaroi Murinjo. ndash Me pelqejne ndeshjet e Champions League sepse duhet te marresh vendime por kjo ndeshje eshte ndryshe. I respektojme shume kundershtaret tane. Por duhet te kuptojme se disa prej tyre jane me te mire. Edhe Barca eshte me e forte se kundershtaret e tjere ne Spanje shtoi tekniku portugez. Sipas Murinjos kur luhet nje klasike midis Barces dhe Realit nuk ka asnje rendesi renditja qe kane dy skuadrat. Nderkohe ai nuk ngurroi te bente edhe nje polemike mbi arbitrin e ndeshjes Iturralde Gonzales qe eshte bask. Jam i sigurt se Barcelona eshte gezuar shume me caktimin e tij deklaroi Murinjo. Higuain dhe Sami Kedira kane qene te demtuar per Realin por ata jane grumbulluar per takimin e sotem dhe pritet te jene ne fushe.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›