Shkarkohen krerët e burgut të Fushë Krujës
FUSHE KRUJE-Pak ditë pas tentativës së arratisjes së 4 të burgosurve në burgun e Fushë Krujës, sot janë shkarkuar nga detyra krerë të këtij institucioni dënimi.
Kanë lënë detyrën sot drejtori i burgut, Shkëlqim Kalemi, shefi i sigurisë së burgut, Edmond Alimadhi, komisari Kujtim Lushaj, nenkomisari Hasan Ajazi dhe disa inspektorë të burgut të Fushë Krujës.
Masat vijnë 6 ditë nga tentativa e dështuar e arratisë së 4 të burgosurve në këtë burg.
Katër të burgosurit, 3 prej të cilëve të dënuar me burgim të përjetshëm kanë tentuar të arratisen nga qelitë e burgut të sigurisë së lartë në qytetin e Fushë Krujës. Arratia është pikasur në momentin e fundit, nga Forcat e sigurisë të institucionit të cilët janë vënë në alarm dhe kanë arritur të parandalonin planin e të burgosurve.
Policia bën të ditur se ngjarja është shënuar rreth orës 04. 45 minuta, të mëngjesit të 20 Shtatorit. Protagonistë të arratisjes, ishin Fran Marashi, Altin Kodra, Gëzim Gjuri dhe Prel Vuçaj. Arratisja e 4 të burgosurve u ndalua momentet e fundit.
"Pasi kanë dëmtuar murin e brendshëm të dhomës ku ata qëndronin, kanë prerë 3 hekura të dritares dhe kane dalë nga dhoma, poshtë dritares së tyre, ku janë vënë re nga polici i shërbimit i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të policisë së burgjeve."- u tha në deklaratën për shtyp të Drejtorisë së Burgjeve pas njoftimit të lajmit për arartisje. Ndërsa NEWS24 raportoi se të burgosurit kishin arritur ti prenin hekurat me prerëse me majë diamanti. Sapo kanë pikasur arratisjen gardianët, kanë vënë alarmin, duke neutralizuar menjëherë të burgosurit, pa arritur të përmbushnin qëllimin e tyre.
(d.b/BalkanWeb)