E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vritet në një atentat Arjan Selimi i 'Kompas'

TIRANE-Një vrasje me armë zjarri është shënuar sot në Tiranë, ku viktima mësohet se është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, Arjan Selimi, ndersa i plagosur ka mbetur nje 15 vjecar.
Ngjarja ndodhi pranë ish-parkut të autobusëve ndërsa policia në vendgjarje ka nisur hetime intensive.

Trupi i Selimit, 37 vjec u gjet i pajetë poshtë një pallati 8 katësh, ndërsa dëshmitarë pohojnë se janë dëgjuar disa të shtëna armësh në zonë. NEWS24 mëson se zona ku u gjet trupi i Selimit është në zonë pa ndricim dhe plot errësirë.
Dyshohet se Arjan Selimi ka tentuar të hipte në një automjet në momentin që është sulmuar me armë. Në vendgjarje janë gjetur 6 gëzhoja, por do të jetë ekspertiza nga kriminalistika që do të përcaktojë llojin e armës së përdorur për ekzekutim.
Por, plumbave te atentatoreve te Selimit duket se nuk i ka shpetuar nje tjeter person, shoqerues i Arjan Selimit. Nje 15 vjecar eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak me plage zjarri, por jashte rrezikut per jeten.
Selimi njihet edhe si partneri  i regjizores dhe show girl-it shqiptare, Inis Gjoni, e cila eshte shtatzene disa muajshe.

vijon...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›