Tafaj: Gjuha e huaj në shkolla që në klasën e parë
TIRANË- Nxënësit e klasës së parë në Shqipëri, krahas “Abetares", do të mësojnë edhe gjuhën e huaj. Lajmi u bë sot i ditur nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, gjatë një takimi me nxënësit e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë, takim i zhvilluar në kuadër të Ditës Evropiane të Gjuhëve.
Projekt, sipas tij po punohet në ministrinë e Arsimit dhe mendohet që të aplikohet shumë shpejt në sistemin 9 vjeçar.
Në takim mori pjesë dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi. Përveç mesazhit se gjuha e Evropës është gjuha e paqes, ambasadori Sequi dha dhe një lajm të mirë për nxënësit e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, se BE do të mbështesë shkollën e tyre me projekte, me synim forcimin e standardeve.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tafaj: Gjuha e huaj në shkolla që në klasën e parë