Bashkia Tiranë do rrisë bashkëpunimin me Budapestin e Vjenën
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, priti sot ambasadorin e Hungarisë në Tiranë, Janos Husar.
Kryebashkiaku Basha dhe ambasadori Husar ranë dakort për të thelluar më tej marrëdhëniet mes Bashkisë së Tiranës dhe Bashkisë së Budapestit, në projekte të përbashkëta.
Gjithashtu, duke u njohur me planet dhe projektet zhvillimore të Bashkisë së Tiranës, ambasadori Husar tha se biznesi hungarez ka interes për të qenë prezent në Tiranë.
Vjena
Por sot Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sot ambasadorin austriak në Tiranë, Florian Rauning, ku u ra dakort për bashkëpunim në disa fusha.
Pasi u njoh me prioritetet dhe punët e Bashkisë, Rauning shprehu gatishmërinë për të rritur shkëmbimet mes Bashkisë së Tiranës dhe Bashkisë së Vjenës. Basha e mirëpriti këtë propozim, duke theksuar në mënyrë të veçantë bashkëpunimin në fushën e riciklimit të mbetjeve urbane, fushë ku Bashkia e Vjenës është mjaft e njohur, si dhe në çështjet e menaxhimit të trafikut dhe parkingjeve.
Basha siguroi ambasadorin austriak për mbështetjen e Bashkisë në aktivitete dhe shkëmbime kulturore mes Austrisë dhe Shqipërisë.
(d.b/BalkanWeb)