Aksident në Sarandë, makina del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesja 21-vjeçare
SARANDE – Një 21-vjeçare është plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Sarandë, pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin Ksamil-Butrint, kur 21-vjeçarja Katerina Xhokodori ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë jashtë rrugës.
Nuk dihet ende nëse vajza udhëtonte e vetme, apo ka patur edhe persona të tjerë në automjet në momentin e aksidentit.
E plagosura u nis me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes tepër të rëndë.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(er.nu/BalkanWeb)